Boçi: SPAK i barazvarur nga Rama dhe ndërkombëtarët

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “A Show”, ka folur për aksionin e opozitës dhe veprimet hetimore të SPAK në raport me korrupsionin qeveritar dhe goditjen ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.

Sipas Boçit, hetimet e dosjeve korruptive të ministrave të Ramës dhe kryebashkiakëve të PS kanë treguar se disa prokurorë të SPAK varen nga Rama, disa varen nga ndërkombëtarët, por në fund barazvaren.

Gjithashtu Boçi u ndal edhe në fillimet e krijimit të SPAK, duke theksuar se opozita e ka mbështetur më shumë këtë organ të drejtësisë së re, me shpresën që do të ishte krejtësisht i pavarur dhe do të merrej me aferat e pushtetit dhe jo me goditjen pasiononte politike ndaj liderit të opozitës.

Boçi: “Disa prokurorë të SPAK varen nga Rama, disa varen nga ndërkombëtarët, por në fund barazvaren. SPAK është i varur, nuk është i pavarur. Kur njerëzit thonë që është i varur nga ndërkombëtarët e pranojnë varësinë si pavarësi. Kjo është e çuditshme. Kjo është e vërtetë që SPAK e ka këtë lloj konfliktualiteti. Si institucion SPAK ka qenë i mbështetur nga opozita, ka qenë organi që u mbështet më shumë në debatet e reformës në drejtësi, me atë shpresën që do të ishte krejtësisht i pavarur dhe do të merrej me aferat e pushtetit dhe jo me goditjen pasiononte politike ndaj liderit të opozitës.

Nqs ka një armiqësi të shprehur ndaj opozitës është pasioni politik të mënyrës se si e shkel ligjin SPAK hapur fare në raport me vendimet që duhet të marrë për kreun e PD, zotin Sali Berisha dhe këtu e vërteta del e zbuluar tërësisht dhe në opinionin publik. Shpresuam se SPAK do të luftonte atë krimin zgjedhor dhe dështoi që në dosjet 184 dhe 339 kur i dërgoi në prokuroritë e rretheve.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne