Braktisi automjetin dhe u arratis, zbulohet identiteti i të riut që aksidentoi për vdekje avokatin në Durrës

Erjon Kacani është i riu që dyshohet se aksidentoi për vdekje avokatin Leonard Dingo dy ditë më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. I dyshuari që pas aksidentit e braktisi automjetin e tij në Kodër Arapaj është një emigrant në Greqi. Policia po punon për kapjen e tij si dhe po heton për të kaluarën e tij dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës.

Avokati Dingo, sipas policisë qëndronte në një banesë të marrë me qira në zonën ku ndodhi aksidenti.

“Nga hetimet policia deklaroi se i dyshuari që shkaktoi aksidentin është E. Kacani, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili menjëherë pas përplasjes së Dingos, u largua nga vendngjarja. Ai e braktisi automjetin në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e policisë, në cilësinë e provës materiale. Në rrjetet sociale kanë reaguar për vdekjen e tij dhe kolegët, si dhe Avokatët Penalistë që hedhin dyshime për një aksident të qëllimshëm për shkak të detyrës.”, sqaron policia./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne