Brazili goditet nga një stuhi e fortë, humbin jetën 13 persona dhe mijera te tjere ngelen te pastrehe.

Autoritetet e Rio Grande, kanë bërë të ditur se 13 persona kanë mbetur të vdekur pas një stuhie dimërore që ka përfshirë rajonin. Pervec te vdekurve mijera kane ngelur te pastrehur per shkak te demeve te shkaktuata nga cikloni.
Afersisht 5000 eshte numri i tyre ndersa 84 mij kane ngelur pa energjy elektike.

Në mesin e të vdekurve ishte edhe një foshnjë katërmuajshe. Ajo vdiq përpara se shpëtimtarët të arrinin në vendin e përmbytur.

Vdekje u regjistruan në shtatë qytete. Ministra të shumtë nga qeveria e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva udhëtuan drejt shtetit për të treguar mbështetje dhe për të premtuar investime për Rio Grande do Sul dhe qytetet që përballen me situatë kritike.

Zjarrfikësit kanë kryer 2.400 misione shpëtimi në 35 qytete në Rio Grande do Sul të prekura nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut. Disa rrugë të hënën ishin ende të bllokuara, e fluturimet për në qytetet kryesore të shtetit u anuluan. Po ashtu një pjesë e vendit mbeti pa furnizim me energji elektrike.

Zjarrfikësit e shtetit kane shpëtuar rreth 2,400 njerëz në dy ditët e fundit. “Objektivi ynë kryesor në këtë moment është të mbrojmë dhe shpëtojmë njerezit shume prej te cileve kane ngelur te izoluar, “tha Eduardo Leite governatori i shtetit Rio Grande de sui. / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne