Çdo provokim apo veprim i paligjshëm amerikan kundër Iranit do të trajtohet në mënyrë të prerë

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit deklaroi se prania e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në rajonin e Azisë Perëndimore ka qenë burimi i pasigurisë për vendet e rajonit, duke paralajmëruar se çdo veprim provokues nga forcat amerikane do të përballet me përgjigjen kategorike të Forcave të Armatosura të Iranit.

Në një deklaratë të publikuar të hënën, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit theksoi: “Sjelljet me rrezik të lartë, të cilat e bëjnë të pasigurt transportin në ujërat rajonale, kanë filluar që kur shteti aventuresk dhe terrorist i Amerikës dhe disa prej aleatëve të tij erdhën te ky rajon i ndjeshëm. ” “Siç është paralajmëruar në mënyrë të përsëritur, Republika Islamike e Iranit kurrë nuk ka iniciuar dhe nuk do të fillojë kurrë ndonjë tension dhe konflikt në rajon, por gjithmonë do të mbrojë integritetin e saj territorial me vendosmëri, forcë dhe fuqi”, tha organi i lartë ushtarak i Iranit, duke shtuar: “Çdo akt aventurizmi, shantazhimi dhe provokimi do të përballet me përgjigjen vendimtare të Forcave të Armatosura të Iranit dhe forcat armiqësore, përfshirë SHBA, do të jenë përgjegjëse për pasojat.” “Republika Islamike beson fuqimisht se vendet e rajonit kanë aftësi të nevojshme për të ruajtur sigurinë në Gjirin Persik, në ngushticën strategjike të Hormuzit dhe në Detin e Omanit dhe të garantojnë sigurinë e rrjedhës së energjisë në rajon”, thuhet në deklaratë. “Koalicionet e rreme jashtë-rajonale të udhëhequra nga SHBA, jo vetëm që nuk do të ndihmojnë në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në këtë rajon, por gjithashtu do të dëmtojnë rendin dhe sigurinë rajonale,” theksohet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne