Ç’do të bëhet me Palestinën pas ngjarjeve në Siri?

Nga Muhamed Kajolli
Normalisht, për të sjellë një pasqyrë rreth Palestinës SOT, do të duhej të shkoqitej Siria, mirëpo, unë nuk do ta filloj me Sirinë por një parathënie të shkurtër psiko-sociale për të kuptuar realitetin në këtë territor gjeografik.
Që Palestina e sotme të kuptohet më lehtë, mendoj të sjell një moment motivimi nga jeta i që më ka përcjellë deri sot. Një ditë pyeta gjyshin tim për ngjarjet që kishte përjetuar në Luftën e Dytë Botërore, më tha: biro mëso, studio dhe shkruaj sepse vjen një ditë kur nipërit e tu do të thonë se gjyshi ose po rren ose po lavdërohet. Shkollohu se vetëm me dije mundeni me e mund armikun. Nuk më tregoi ngjarje nga LDB, për të mësova nga bashkëmoshatarët e tij. Kjo këshillë e tij më bëri të jam më aktiv dhe gjithmonë i motivuar gjatë gjithë jetës sime. Ata që më njohin i dinë qëndrimet e mia. Arrita të bëhem hoxhë dhe, dr. i shkencave politike. Tani jam i pa angazhuar në arsim “falë shokëve që kisha” por, asnjëherë i demoralizuar me jetën time dhe për të dhënë maksimumin që më kërkohet. Vazhdimsiht gjej punë që më bën të angazhohem deri në maksimum, el Hamdulilah.
Palestinezët kanë shumë më shumë arsye se unë të janë më këmbëngulës për t’i arritur objektivat e tyre. Palestinezët janë populli më i shkolluar, më i varfër dhe më i shtypuri në botë. Nuk ka torturë a gjenocid që e ka përshkruar dora njeriut, e që ky popull nuk e ka përjetuar në trupin e tij. Shkrimtarët palestinez kanë për t’i treguar njerëzimit format e reja të torturave të përjetuara nëpër kazamatet e izraleitëve. Pyetësit se ç’do të ndodh me Palestinën pas këtij ç’ekuilibri në Siri, mendoj se kanë filluar ta kuptojnë përgjigjen.
Vëllezër dhe motra besimtarë,
Palestinezët janë në tokën e tyre, ata nuk kanë ku të shkojnë përtej vendit të tyre. Ata nuk janë larguar siç ishin larguar çifutët pas vitit 137. Palestinezët nuk kanë shtetësi tjetër siç kanë izraelitët nga dy ose tri shtetësi. Ata që kanë frikë nga e ardhmja e vendit të tyre, presionit psikik të vazhdueshëm mund të largohen për të vazhduar një jetë “normale” në vendin ku i kanë shtetësitë. Në Izrael ka shumë njerëz të mirë, dhe nuk pajtohen me regjimin e Natanjahut, vazhdimisht janë në protesta. Por ka prej tyre që presin premtimin biblik, Pallatin e Sollomonit. Për këtë arsye luftërat atje nuk kanë të ndalur!
Masakrat ndaj palestinezëve bota po i sheh, këto nuk i nderojnë as uzurpatorët e as përprahësit e tyre. Por ka shumë kolonë që nuk do të donin të jetojnë në një vend ku çdo pëllëmbë toke atje është e lyer me gjakun e kushenrinjve të tyre, sepse ka hebrenj të sinqertë që i njohin arabët për kusherinj të tyre. Kur hebrenjtë kishin probleme me inkuizitorët evropian dhe më vonë me Hitlerin ata u strehuan tek arabët (kusherinjtë e tyre). Bile edhe ne shqiptarët në saje të marrëdhënieve të mira me arabët, kishim strehuar hebrenjtë. Në mesin e të cilëve ishte edhe Albert Ajnshtajn.
Pas 7 tetorit 2023, për çdo kam përcjellë gjendjen në Lindjen e Mesme. Mendoj se është njerëzore që një tifoz të mos arrijë t’i korrigjojë emocionet kur ekipi tij i preferuar është në lojë. S’do mend se njëri do ta fitojë lojën, por lufta dhe politika nuk është sport. Kur luftërat fillojnë, jo çdo tifoz arrinë t’i gëzohet fitores sepse lufta ose politika zgjatë më shumë se 120 min. Natyrisht kam pasur luhatjet e mia rreth taktikës së lojës gjegjësisht luftës, por asnjëherë nuk hamendem se një ditë palestinezët do të fitojnë. Është premtim i Allahut se besimtarët e sinqertë do t’i gëzohen fitores. Kur ka filluar lufta në Palestinë unë nuk kam qenë në jetë, prandaj edhe mund të mos jam gjallë kur ajo të fitohet.
Në al jazeera ose në al mayadeen nuk më kujtohet saktë se ku e kam parë e dëgjuar një nënë palestineze të thoshte: Kam lindur gjashtë djem, tri i përgatita për luftë e tri për t’na sjellë ushqim… Pra, një nënë e cila i gëzohet vrasjes së djemve të saj nga duart e armikut, ka një synim. Ajo ka qenë e motivuar aq fort sa nuk ka mjet dhune që e bën atë të tërhiqet nga Gaza. Sikur të shterronin të gjithë palestinezët lufta nuk do të ndalojë. Al Aksa është vendi i Shenjtë i muslimanëve, atje do të ketë njerëz që do të shkojnë pa ia nda, deri në çlirimin e saj.
Pse sjellje ç’njerëzore?
Një popull që objektiv ka vetëm pasurinë dhe ka pretendime globale nuk pyet për mënyrën. Gjermania dhe Japonia e nisën Luftën e Dytë Botërore për shkak të krizës të madhe që kishin në vendet e tyre, ndërsa pretendonin të ishin mbi të tjerët. Ata i bënë karshillëk botës derisa iu shterruan mundësitë për plaçkë. Gajtë luftimeve Gjermania brenda filloi të lulëzojë, por nuk vonoi shumë dhe çdo gjë u shkërmoq. SHBA kështu do të përfundojnë nëse do të ndjekin rrugën e gjermanëve.
SHBA në vitin 2008 përjetoi një krizë ekonomike, arritën ta shmangnin atë pas ndërhyrjes së rrezervave të shtetit, mirëpo, gjendja ekonomike atje ende nuk është përmirësuar, bile as nuk pritet të përmirësohet derisa Kina nuk mundet (ekomomikisht ose fizikisht). Trump, kishte paralajmëruar se SHBA do të përfundojnë në luftë civile nëse ai nuk do t’i fitonte zgjedhjet. Ai i fitoi ato, dhe hë për hë u shmang lufta civile, por Trumpi nuk është i përhershëm. Kriza është aty, ajo nuk ka ik dhe nuk do të ik përderisa Kina ngritet ekonomikist. Prandaj, shmangja e krizës është e pa mundur dhe, për këtë arsye SHBA nëpërmes Izraelit kërcënojnë shtetet me sfond Islam. Pra, shtetet ku mbi 30% e parave kesh të botës janë aty.
Mendoj se SHBA banë gabim kur zgjodhën të mbajnë anën e një populli të vogël që ëndrron të sundojë botën. Këtë vegim amerikan janë duke e shfrytëzuar kinezët për mrekulli. Nuk mjafton vetëm forca fizike t’i nënshtrojë popujt. Kjo mund të ndodhë vetëm atëherë kur popujt joshen me politika ekonomike stabile dhe me ideologji paqëdashëse. Me shumë keqardhje e them se sjelljet ç’njerëzore të Izraelit deri në përmbushjen e ëndrrës së tyre armiqësuan botën Islame me SHBA. Prandaj, duke u bazuar në këtë gjednje, bota Islame përpara vetes duket se nuk ka zgjidhje tjetër, ose do të luftojë krahas me Izraelin dhe SHBA kundër Kinës ose do të luftojë me Kinën kundër Izraelit, gjegjësisht SHBA dhe aleatëve të tyre.
Por, a ekziston një rrugë e tretë dhe nëse po cila është ajo?
Realisht vetëm kinezët sfidojnë SHBA. Këta nuk përdorin dollarin, që i bie se 1.5 miliard njerëz nuk e përdorin këtë monedhë botërore. Tani edhe Rusia ka filluar të mos e përdorë $, këto dyja nëpërmjet BRIKS mundohen ta zhvleftësojnë $, në këtë mes përfshihen shtete me sfond islam, sikur Irani, Turqia, A. Saudite. Aty ku janë mbi 35 % të parave kesh të botës, por një gjë të tillë SHBA-Izrali nuk do të lejojë. Kushdo që sfidon këtë monedhë është në luftë me ta. Prandaj, të luftosh SHBA për të bërë Kinën superfuqi të botës është çmenduri. Pa ndihmën e Kinës dhe Rusisë, logjika e shëndosh të thotë se asnjë shtet islam nuk mund të përballet me SHBA.
Muslimanët nuk duhet të mbështeten as në Rusi e as Kinë, sepse shembulli tyre do të duhej t’ishte Muhammedi s.A.s. Ai nuk bashkëpunoi me të kqinjtë, por për ta luftuar të keqen më të madhe nuk përjashtoi aleancat me jo muslimanë. Muslimanët nuk duhet të mbajnë anën e më pak të këqinjve, por të vendosur duhet ta luftojnë të keqen edhe nëse nuk i kanë mundësitë e barabarta për t’i luftuar ata. Vetëm me këtë vendosmëri vjen ndihma e All-llahut të Lartëmadhëruar.
Shembulli më i mirë për ne sot është lufta e fundit në Gazë e cila po vazhdon tash e 14 muaj. Kush kishte besuar se një vend kaq i vogël do të qëndronte kaq gjatë kundër një superfuqie botërore. Palestinezët të bindur në fitore janë mbështetur vetë te besimi tyre në Zot dhe përgatitjeve ushtarake për aq sa kanë pasur mundësi të armatosen. Ata me këtë bindje ndryshuan mënyrën e të menduarit te të gjithë popujt në botë. Kjo është një fitore e madhe.
Për aq sa pamë deri sot, ndihma nga bota islame ishte shumë e vogël, përjashto Iranin dhe satelitët e tij. Nëse izraeli ndihmohet nga SHBA, Britania, Franca, Gjermania…e tj, pse shtetet muslimanë të privohen ta ndihmojnë Palestinën! Për ta mbuluar këtë turp, mbase është studiuar rrugëzgjidhja që t’i ikej këcënimit me armatim nuklear, preferuan të rëzonin regjimin e Beshar el Esedit, shërbyesit të Izraelit.
Rëzimi i Besharit ishte plan gjithë përfshirës musliman apo izraelit?
Vërtetë është shqetësuese derisa nuk zbardhen aktorët e këtij ndryshimi radikal në Siri. Rezistenca palestineze nga Siria po ndihmohej nëpërmjet rezistencës Islame Irak-Siri dhe nga vetë Irani. Milicia iraniane në Siri ishte vendosur në 550 kampe, derisa në krye të shtetit ishte ish presidenti i ndjerë Raisi. Ardhja e presidentit të ri Pezeshkian në Iran, sikur e ndryshoi formën e luftës në Palestinë. Duket se ka një përplasje midis presidentit dhe gardës iraniane, por sa është reale kjo përplasje do të mësojmë më vonë. Kjo më kujton luftën civile në Shqipërinë e vitit 1997. Nëse nuk ishte koiçidencë, kjo u sakrifikua për të ndihmuar Kosovën. Atëkohë thuhej se hapja e depove të armatimit shqiptar, ishte bërë me qëllim të armatosjes së lufëtarëve të Kosovës të cilët nuk kishin asnjë rrugë tjetër për t’u armatosur.
Sikur ushtria serbe të kapte armtimin shqiptar në Kosovë, do të akuzonte Shqiprinë me ndëryrje në punët e brendshme të Jugosllavisë, gjë që, e drejta ndërkombëtare këtë ia ndalon secilit shtet. Me këtë ndihmë nga Shqipëria Jugosllavia kishte të drejtë t’i hapte luftë Shqipërisë. Prandaj hapja e depove të armatimit, Shqipërinë e justifikoi përpara Drejtës Ndërkombëtare.
Në samitin e fundit në Katar, u vërejt një rebelim midis Erdoganit dhe Besharit, ndërsa ky i fundit pas samitit, Erdoganit i kërkoi t’i tërhiqte trupat ushtarake nga territori i “uzurpuar” prej tij. Kjo kërkesë kërcënuese “detyroi” Erdoganin të prishte status quo, i cili i dha mbështetje ushtrisë çlirimtare të Sirisë të marrshonte drejt Damaskut. A mund të mendohet se Beshari kaq shpejt do të ikte sikur të mos kishte marrëveshje midis palëve ushtarake të vendosura në Siri!? Sidoqoftë këtu dalin tri opisione.
1. Ka pasur një marrëveshje pan islame sikurse ajo me Shqipërinë. Them se kjo është e pabesueshme të ndodhte nga politikëbërësit e sotëm muslimanë. Sikur të kishte një marrëveshje të tillë Izraeli nuk do të guxonte ta sulmonte lehtësisht Sirinë derisa UÇS po marshonte drejt Damaskut. Në këtë kohë Izraeli Sirisë ia shkatërroi rreth 500 avionë, 2500 tanke, flotën detare dhe pushtoi pjesën tjetër të mbetur të rrafshnaltës së Golanit.
2. Ka pasur një marrëveshje Irano-turke dhe kjo nuk mund të mohohet sidomos pas ardhjes së presidentit Pezeshkian në Iran.
3. Rënien e Besharit e organizoi SHBA me Izraelin, ndërsa Turqia ka heshtur për shkak të interesave të saj në rajon. Kjo mund të qëndron sepse në krye të UÇS doli Ebu Muhamed Xholani, personi i cili ishe në kërkim nga SHBA. Për të jepej një shumë prej 10 milion $. Ndërsa sot ky është në krye të shtetit të Sirisë dhe në prani të amerikanëve.
Kështu pra, palestinezët do të ngelin në mbështetjen dhe mëshirën e Allahut të Lartëmadhëruar pa ndonjë ndihmë tjetër njerëzore. E ardhmja e afërt do të tregojë më saktë se si ka ndodhur të ikë dinaku çifut me emrin Beshar, mirëpo, tani për tani ne duhet të lutemi që sa më shpejt të drejtohet Siria që të mund të bëhet logjistikë e Palestinës. Derisa mediet e botës janë fokusuar në Siri, Izraeli vazhdon të vret palestinezë çdo ditë me një mesatare prej 100 individësh. Izraeli më nuk e ka “vëllain e vet” në fron të Sirisë, por Siria tani është një TOKË KAOSI ku besimtarët do të vehen në sprovë.
Muhamed Kajolli /GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne