CENSI’ 2023, PSE NUMRI I MAQEDONASVE NË SHQIPËRI U PËRGJYSMUA – INTERVISTË ME SALIM KADRI KERIMIN

 

Në numrin e datës 10 qershor 2024 të gazetës maqedonase “Nova Makedonija” („Нова Македонија“), me titullin e lartpërmendur, ishte e publikuarë intervista e z. Salim Kadri Kerimi, nga Shkupi i Maqedonisë, historijan – diplomat në pension dhe njohës i mirë i zhvillimeve në Shqipëri. Mendojmë se do të ishte mirë për lexuesit e “Gazeta Impakt” dhe më gjerë për lexuesit e tjerë shqiptar në se e transmetojmë përmbajtjen e intervistës në fjalë.

Siç më është e njohur, sipas rezultateve paraprake nga Regjistimi i popullsisë në Shqipëri, i cili u realizua në vjeshtën e vitit 2023, numri i maqedonasve në Shqipëri, krahasuar me numrin e tyre sipas Regjistrimit të vitit 2011, është përgjysmuarë. Një gjë e këtillë, ditët e fundit, tek përfaqsuesit politik të maqedonasve në Shqipëri dhe tek Shkupi zyrtar shkaktoi reagime, duke i cilësuarë rezultatet e Regjistrimit në fjalë si jo të drejta dhe të papranueshme.

– Zotëri Kerimi, ju si autor i librit “Aspekte të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të Jugosllavisë dhe Maqedonisë me Shqipërinë (1945-1991-2000)” dhe njohës i mirë i zhvillimeve në Shqipëri, si i vlerësoni rezultatet paraprake nga Regjistrimi i vitit 2023, konkretisht sa i përket numrit të maqedonasve në Shqipëri?

Në librin tim, në gjuhën maqedonase, nën titullin e mësipërm, mes tjerash, janë të analizuara dhe të trajtura në mënyrë shumë të hollësishme pozita e pjesëtarëve të pakicës kombëtare maqedonase (PKM) si dhe numri i tyre në të kaluarën dhe aktualisht. Në shtojcën e posaçme të librit të lartpërmendur, nën titullin: “Maqedonasit në Shqipëri”, ndër të tjera, është i parashtruarë vlerësimi im se, duke gjykuar sipas të dhënave statistikore të Shqipërisë, në lidhje me numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve të PKM në Shqipëri, në periudhën nga 1945 dhe gjer në vitin 1989, arrijmë në përfundimin se numri i maqedonasve në Shqipëri nuk ka qenë real/ objektiv. Me fjalë të tjera, nëse sipas të dhënave zyrtare nga Regjistrimi i popullsisë në RP të Shqipërisë, në vitin 1945, numri i maqedonasve në këtë vend arrinte në 14.400 frymë, pra 1.3% e popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë, si ndodhi që në regjistrimet që pasuan më vënë, në vend të rritjes numri i tyre u zvogëlua në: 2,273 frymë – 0,2% (në 1950), 3,341 frymë – 0,2% (në 1955); 4,235 frymë – 0,3% (në 1960), 4,097 frymë – 0,2% (në 1979) dhe 4,697 frymë – 0,15% (në 1989)”?

– Vallë, sipas mendimit tuajë, ka ndryshuar diçka në këtë drejtim në Shqipëri, në periudhën pas shëmbjes të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës?

Sipas mendimit tim, fatkeqësisht, gjendja në këtë plan nuk ndryshoi ndjeshëm as në regjistrimet e mëvonshme, të cilat u realizuan në vitin 2001 dhe 2011, kur në Shqipëri, konkretisht në vitin 2011, si maqedonas u deklaruan 5.512 frymë, ose 0.20% e popullsisë së përgjithshme të vendit. Se numri i shfaqur nuk ka qenë real, ndër të tjera, shihet edhe nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Komunës së Pustecit, në të cilën janë shënuar dy të dhëna të ndryshme për numrin e përgjithshëm të popullsisë maqedonase në nëntë fshatrat e kësaj komune – 3.290 frymë, sipas regjistrimit të vitit 2011 dhe 5.345 frymë, sipas Regjistrit Civil. Siç dihet, rezultatet e regjistrimeve të vitit 2001 dhe 2011, në lidhje me numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve të pakicave kombëtare (PK), përfshirë edhe me numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve të pakicës kombëtare maqedonase, nga përfaqësuesit politikë të kësaj pakice në Shqipëri, asokohe ishin vlerësuar si jo të sakta dhe të papranueshme. Siç dihet, përfaqsuesit politik të PKM dhe të organizatave joqeveritare të maqedonasve në Shqipri, edhe rezultatet paraprake të Regjistrimit të vitit 2023 i deklaruan si jo të sakta dhe të papranueshme.

Çka mendoni zotëri Kerimi, cilat janë arsyet e përgjysmimit të numrit të maqedonasve në Shqipëri në Regjistrimin e vitit 2023?

Arsyet e zvogëlimit drastik të numrit të maqedonasve në Shqipëri, sipas rezultateve të Regjistrimit të vitit 2023, për mendimin tim janë të ndryshme dhe të shumëanshme. Një pjesë e përgjegjësisë për situatën e konstatuar e kanë institucionet kompetente zyrtare të Republikës së Shqipërisë, një pjesë vetë maqedonasit në Shqipëri dhe përfaqësuesit e tyre politik dhe joqeveritar, dhe një pjesë institucionet kompetente të Republikës së Maqedonisë.

Vërejtjet e mia drejtuar institucioneve zyrtare shqiptare, të cilat janë të parashtruara në librin tim, si dhe në artikullin tim, i cili u publikua në “Gazeta Impakt”, më datë 11 shtator 2023, i referoheshin të dhënave zyrtare rreth numrit jo të saktë të maqedonasve në Shqipëri, pothuajse në të gjitha regjistrimet e mëparshme, si dhe mënyrës së organizimit të Regjistrimit të vitit 2023. Me fjalë të tjera, si në librin, ashtu edhe në artikullin tim të lartpërmendur, mes tjerash, e kam parashtruar pyetjen: “Pse vetëm tre, nga gjithsej rreth 100 pyetjet e Pyetsorit të Censit’ 2023, u dashka të jenë të kategorisë opsionale pra, jo të detyrueshme dhe të padënueshme, në rastet e mospërgjigjes së tyre”?, dyke konkluduar njëkohësisht se, me kategorizimin, veçanërisht të pyetjes rreth gjuhës amtare të popullsisë së regjistruar si “opsionale”, mendoj se INSTAT dhe Republika e Shqipërisë e humbi mundësinë për ta zbuluarë numrin përafërsisht të saktë, konkretisht të pjesëtarëve të pakicës kombëtare të maqedonasve në Shqipëri.

Sipas njohurive dhe bindjes sime të thellë, përgjegjësinë më të madhe për gjendjen aktuale në këtë plan, megjithatë dhe mbi të gjitha e kanë vetë maqedonasit në Shqipëri dhe përfaqësuesit e tyre politikë dhe joqeveritar. Rezultati nga regjistrimi i fundit, ndër të tjera, flet për “karakterin jo konzistent/ të paqëndrueshëm” të një pjese të popullsisë në fjalë. Për mendimin tim, është e habitshme që një numër kaq i madh i maqedonasve të deklarohen si bullgarë vetëm e vetëm se kanë poseduarë ose duan të kenë pasaporta bullgare, ose të përfitojnë disa “privilegje” të tjera.

Në lidhje me këtë “dukuri”, me këtë rast lexuesit shqiptarë dhe më gjerë dua ti rikujtoj se, sipas disa të dhënave jozyrtare, më se 100.000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë posedojnë pasaporta bullgare, por numri i pjesëtarëve të pakicës bullgare në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare nga Regjistrimi i popullsisë në Republikën e Maqedonisë të vitit 2021, ishte vetëm rreth 3.000 frymë. Do të pajtoheni me opinionin tim se disa gjëra njeriu vullnetarisht nuk duhet ti ndryshojë në asçfar mënyrë. Ky parim, për fat të keq, nuk vlen për një pjesë të popullsisë maqedonase në Shqipëri, dhe për një numër të madh shqiptarësh (nga Shqipëria), të cilët kanë emigruar posaçëisht në Greqi, në 30 vitet e fundit.

Sa i takon “përgjegjësisë” të institucioneve të Republikës së Maqedonisë, sipas mendimit tim, do të ishte mirë dhe e nevojshme që disa muaj para fillimit të regjistrimit, institucionet përkatëse të vendit tonë duhej të kishin realizuarë takime me përfaqësues të institucioneve kompetente shqiptare, gjatë të cilave, ndër të tjera, nga ata duhej kërkuar që të tregonin vigjilencë më të madhe në fazën para dhe gjatë realizimit të Regjistrimit të vitit 2023, për parandalimit të disa aktiviteteve të palejueshme të individëve dhe institucioneve bullgare në krahinat ku jeton popullata maqedonase e Shqipërisë.

Një nga arsyet objektive të përgjysmimit të popullsisë maqedonase dhe të gjithë popullsisë së Shqipërisë është fakti se gjatë regjistrimit ishte e regjistruarë vetëm popullsia rezidente e Shqipërisë.

Çfarë nënkuptoni zotëri Kerimi kur thoni se “nga institucionet përkatëse shqiptare duhej kërkuarë të shfaqnin më shumë vigjilencë”?

Duke e patur parasysh angazhimin këmbëngulës të Bullgarisë për ta vërtetuarë “karakterin bullgar” të popullatës maqedonase në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri e gjetkë, posaçërisht duke filluar nga fundi i shekullit të 19-të dhe gjer në ditët e sotme, institucionet relevante të Republikës së Maqedonisë, përfshirë edhe Ambasada e jonë në Tiranë, institucioneve kompetente shqiptare, është dashur në mënyrë më të shpeshtë t’ua theksonin dhe rikujtonin aktivitetet e paligjshme të institucioneve zyrtare dhe joqeveritare të Republikës së Bullgarisë, në mesin e popullatës maqedonase në Shqipëri, me kërkesë të prerë për parandalimin dhe sanksionimin e tyre. Nëse nuk gaboj, kërkesa në fjalë, nga ana e përfaqësuesve të institucioneve kompetente të Republikës së Maqedonisë, ose nuk është bërë në momentin e duhur, ose është bërë në mënyrë të pamjaftueshme. Kjo, assesi nuk e arsyeton/ justifikon qëndrimin “jovigjilent” dhe “tolerant” të institucioneve kompetente të Republikës së Shqipërisë, ndaj sjelljeve të palejueshme të palës bullgare në kët aspekt.

Përndryshe, sipas mendimit tim, të pabaza janë vërejtjet e disa përfaqësuesve politik të maqedonasve në Shqipëri, se gjoja Republika e Maqedonisë ka bërë shumë pak për përmirësimin e jetës së tyre. Të gjithë jemi dëshmitarë të faktit se, që nga fillimi i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, Republika e Maqedonisë i ka hapur dyert gjerësisht për popullatën në fjalë, duke i ndihmuar ata në mënyra dhe forma të ndryshme. Në këtë drejtim, ndoshta mund të ishte bërë më shumë, por vërejtjet për një farë “neglizhence” të Republikës së Maqedonisë ndaj pjesëtarëve të PKM në Shqipërinë fqinje nuk qëndrojnë aspak.

– Vallë Shqipërija veproj drejt me njohjen, para ca viteve, të pakicës bullgare në Shqipëri dhe posaçërisht me tolerimin e fushatës të përfaqsuesve të institucioneve të ndryshme bullgare mes popullatës maqedonase në Shqipëri?

Sipas mendimit tim, me veprimet në fjalë zyrtarët të Shqipërisë “vunë gjëmbë në këmbën të shëndoshë”. Një veprim i tillë, në të ardhmen të afërt ose më vonë, Shqipërisë mundet tju sjellë telashe të ngjajshme si ato që aktualisht Sofja zyrtare po i ja parashtron Maqedonisë. Aspak nuk do të duhet të habitemi në se, muajet ose vitet e ardhshme, zyrtarët bullgarë zyrtarëve të Shqipërisë, mes tjerash, i parashtrojnë kërkesë për: a) futjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; b) njohjen e gjuhës bullgare së gjuhë zyrtare në krahinat ku jetojnë “bullgarët”; c) hapjen e shkollave, në të gjitha nivelet, në gjuhën amtare bullgare; ç) njohjen e të drejtës për shkruarjen e mbishkrimeve (tabelat e vendbanimeve, të shkollave, spitaleve, shitoreve, e tj., e tj.,) edhe në gjuhën bullgare; d) informi (në radio, tv, shtyp, e tj.) në gjuhën bullgare; e tj. e tj.

Duke i komentuarë rezultatet paraprake nga Regjistrimi i vitit 2023, gazetari maqedonas zotëri Sasho Tanevski (Сашо Таневски), në artikullin e tij të titulluar: “Autogoli i Shqipërisë”, i publikuarë në gazetën “Nova Makedonija”, më datë 9 korik 2024, me plot të drejtë e parashtroj mundësinë për një qasje të lartpërmendur të mundëshme të zyrtarëve bullgar. Nuk e di vallë diplomatët shqiptar në Shkup e regjistruanë artikullin në fjalë apo jo, në se nuk e kanë vërejtur, rekomandoj ta gjejnë dhe përkëthejnë e më pas t’ua transmetojnë zyrtarëve kompetent në Tiranë për ta lexuarë dhe analizuarë.

– Çka mendoni, zotëri Kerimi, deri kur do të vazhdojë procesi i “bullgarizimit” të mëtejshëm të maqedonasve në Shqipëri dhe gjetkë?

Sipas vlerësimeve të mia, derisa Maqedonia dhe Shqipërija të antarsohen në Unionin Evropian, deri atëherë numri i maqedonasve në Shqipëri, por jo vetëm atje, dhe jo vetëm i maqeonasve, nga viti në vit, pra në çdo regjistrim të ardhshëm, mund të vazhdojë të zvogëlohet edhe më tepër.

Në fund të bisedës sonë, dua ta rikujtoj dhe nënvizoj faktin se, në trajtimin e qëndrimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve ndaj çështjes maqedonase në tërësi, duke përfshirë edhe ndaj pjesëtarëve të PKM në Shqipëri, për mendimin tim, si piknisje para së gjizhash duhet të kihet parasysh qëndrimi parimor – afirmativ i këtij vendi dhe i shqiptarëve si komb në tërësi, rreth identitetit të veçantë kombëtar maqedonas, gjuhës, kulturës dhe kishës maqedonase, i cili të paktën në periudhën nga viti 1944 dhe gjer në ditët e sotme, me disa përjashtime të vogla, ka qenë/ është konstant. Prandaj, duke marrë parasysh, ndër të tjera, këtë fakt besoj se me përpjekjet e përbashkëta të përfaqësuesve përkatës të dy vendeve, “enigma” rreth numrit të përafërt të maqedonasve në Shqipëri – e vetmja çështje rreth të cilës dy vendet kanë këndvështrime të ndryshme, në të ardhmen e afërt mund të korrigjohet. Në këtë mënyrë edhe kjo çështje do të hiqej nga agjenda e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje dhe miqsore. Mirëpo, për ta realizuarë një gjë të tillë, njëkohësisht është i nevojshëm edhe “vetëdijsimi” i asaj pjese të popullatës maqedonase në Shqipëri, e cila vitet e fundit ka qenë e nënshtruarë nën “presione” të ndryshme për të hequr dorë nga përkatësia e vërtetë etnike.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne