CENTCOM: Gjenerali Kurilla do të vizitojë Izraelin për të diskutuar “sulmin e mundshëm të Iranit”

Komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), gjenerali Michael Erik Kurilla do të vizitojë Izraelin për të diskutuar kërcënimet e Iranit për sulm kundrejt Izraelit. Sipas lajmit të faqes së internetit Axios të bazuar mbi 2 zyrtarë izraelitë, thuhet se komandanti i CENTCOM Kurilla pritet të vizitojë sot Izraelin.

Kurilla do të takohet me ministrin izraelit të mbrojtjes, Yoav Gollant dhe zyrtarë të lartë të ushtrisë izraelite si pjesë e vizitës së tij për të diskutuar planet e mbrojtjes kundër një sulmi të mundshëm nga Irani.

Pas sulmit të kryer nga Izraeli javën e kaluar ndaj konsullatës së Iranit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, si dhe për shkak të deklaratave reciproke nga Irani dhe Izraeli tensionet në rajon u rritën. Gjithashtu edhe presidenti amerikan Joe Biden në deklaratën e tij dje tha se do të vazhdojnë të japin mbështetje në mënyrë të “palëkundur” ndaj Izraelit përballë kërcënimeve të mundshme të Iranit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne