Aktivistë pro Palestinës protestojnë kundër vizitës së kryetarit të Knessetit izraelit në Francë

Aktivistë pro Palestinës në Francë organizuan një protestë të mërkurën kundër një vizite të Amir Ohanas, kryetarit të Knessetit ose parlamentit të Izraelit, në Senatin në Paris, ndërsa ushtria izraelite po i vazhdon sulmet e saj në Gaza. Protestuesit u mblodhën para Senatit, dhoma e lartë e parlamentit francez, në kryeqytetin Paris.

Duke mbajtur flamuj palestinezë si dhe pankarta me mbishkrimet “Jo autorëve izraelitë të gjenocidit në Paris” dhe “A është normale të protestosh për të ndaluar një gjenocid?”, aktivistët brohoritën slogane të tilla si “Po ndodh gjenocid në Gaza. Ne nuk do të heshtim”, “Rroftë rezistenca e popullit palestinez” dhe “Stop vdekjes së fëmijëve të Gazës nga uria”.

Vëmendje tërhoqi po ashtu një sekuencë shkronjash që formonin fjalët “Stop genocidit” në bluzat e bardha të veshura nga një grup demonstruesish që qëndronin krah për krah. Protestuesit thanë se Senati francez, i cili priti Ohanan, duhet të turpërohet. Sipas Televizionit Publik të Senatit, i cili transmeton për agjendën e Senatit francez, kryetari i Senatit Gerard Larcher dhe Ohana u takuan në Paris./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne