ÇFARE NENKUPTON TERMI “FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA”

Nga Azem Kovaçi

Vaso Pasha ose apo Pashko Vasa njihet si nje nga rilindasit e kohes i cili pergjate karrieres se tij ne Perandorine Osmane ka patur role dhe pozita te larta, nder to edhe si guvernator i Libanit. Fale punes tij te ndershme fitoi edhe titullin “Pasha” . Ishte I edukuar deri ne masters, kishte punuar si diplomat, po ashtu fliste nje numer gjuhesh te huaja nder to osmanishten,arabishten, anglishten,frengjishten dhe rusishten.
Përveç kësaj ai ka qenë shqiptar etnik i ritit krishter (katolik). Ka bashkpunuar ngushte me rilindasit e tjere te medhenj Sami Bej Frashërin e Hoxha Hasan Tahsinin, te cilet ishin vizionaret e asaj “Shqiperia çfare ishte dhe ç’do te behej”. Pra ishin guida e kombit shqiptar per dekadat ne vazhdim, pas 1900-es.

Po ashtu te gjithë rilindasit ishin besimtarë te feve te tyre perkatese dhe asnjeri kurre nuk eshte shprehur kunder fese.
Çuditerisht dhe qellimisht/perdoren shpesh kunder muslimaneve shqiptare ne veçanti dy vargje të Vaso Pashes nga poema e tij O Moj Shqypni..
“MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ASHT SHQIPTARIA ”
Keto vargje nxirren jashte konteksti qellimisht dhe intepretohen djallezisht nga Islamofobet e terbuar.

NE FAKT.

Vaso Pasha me keto dy vargje nuk ka patur per qellim te shpreh/theksoj afetarizmin e tij sepse ai ishte i krishtere vet, dhe vet shoket e tij te ngushte, atdhetaret i kishte muslimane praktikante (te permendurit lart). Si vizionar Vaso Pasha ne kete rast ka patur per qellim te vej në dukje faktin se sa e rendësishme ishte ne ato kohe te turbullta identifikimi etnik per ne Shqiptaret pasi Perandoria Osmane po i drejtohej fundit te ekzistencës. Ne fakt ky mesazh (nepermjet vjershes) i Vaso Pashes ishte me shume i adresuar per te krishteret shqiptare te cilet ne fund shek 19 dhe fillim shek 20 kontrolloheshin dhe manipuloheshin ne vija fetare, si nga kisha greke po ashtu dhe nga Vatikani dhe Viena. Dhe u perçonte mesazh qe mos te perçaheshin ne vija fetare nga faktoret e jashtem dhe te mblidheshin rreth bashkombasve te tyre.

Sepse vet Vaso Pasha e kishte pare se si pergjate Kongresit te Berlinit 1878 sllavet perdoren te Krishteret Shqiptare per te perçare ne linja fetare dhe nxiten formimin e nje republike katolike, kjo eshte e faktuar. Vaso Pasha ishte po ashtu I sakte sepse ne vitet ne vazhdim dhe me sakte ne fillim shek 20 , pra ne vitet kritike te shqiptareve 1912/20, sllavet perseri nxiten katoliket shqiptare per republike katolike Mirditore. Pikerisht keto kishte frike Vaso Pasha, por mesa duket kishin rene ne vesh shurdh fjalet e vjershes se tij, tek te Krishteret Shqiptare fatekeqesisht. Sepse historia e tregoi qe ato fjale te asaj vjershe nuk iu aplikuan shqiptareve muslimane sepse ata provuan te mos jene destabilizues dhe as perçares por ne fakt ngrahen

per vatan, sa atehere dhe si tani….
Dhe jane pikerisht ato qe perçane dhe nxiten dhe deshen nje republike katolike atehere qe sot perdorin keto vargje kunder Shqiptareve muslimane me pa te drejte dhe me djallezi u kerkojne te zgjedhin ndermejt fese e kombit..kur dihet shume mire qe shqiptaret muslimane jane vete kombi, e çfare quajme shqiptari. E them kete lart lidhje me “feja e shqiptarit asht shqiptaria ” sepse ky citimi poshte nga libri I Vaso Pashes i hedh poshte qellimet djallezore dhe e qarteson edhe vjershen por edhe kalibrin e Rilindasit te madh qe ishte per harmoni, vellazeri shqiptare dhe respekt reciprok.

Ai ne librin e tij “E VERTETA MBI SHQIPERINE DHE SHQIPTARËT”

Botuar ne vitin 1879 ne faqet 39 e 40 artikulon
” ..Pese shekuj te perbashket me Perandorine Osmane provuan/ konstatuan te jene i vetmi shance i mbijeteses dhe sigurise se Shqiptareve. Ishte ky bashkim (union) qe u garantoi Shqiptareve ekzistencën e tyre ne linje me deshirat dhe aspiratat e tyre. Ky bashkim nuk cungoi/demtoi aspak identitetin e tyre kombetare apo gjuhen e tyre dhe traditat e tyre.
Nuk transformoi karakterin e shqiptareve dhe nuk rrezikoi ekzistencën an aspektin e racor dhe kombetare.
Muslimanet Shqiptare jane SHQIPTARE njelloj si te Krishteret Shqiptare. Muslimanet dhe te Krishteret Shqiptare flasin te njejten gjuhe, kane te njejtat sjellje, zakone dhe tradita. Shqiptaret Muslimane dhe Shqiptaret e Krishtere kurre nuk kane patur urrejtje/hasmeri ne linja fetare. Dy fete e ndryshme kurre nuk u bene nje faktor perçares /ndases. Muslimanet Shqiptare dhe te Krishteret Shqiptare (perveç pak rasteve sporadike) gjithmone kane jetuar si te barabarte dhe kishin drejta te njejta..”
Pra fete e shqiptareve jane fete qe ato kane nder shekuj dhe kombi qe kane eshte ky i perbashketi dhe keshtu ka me qene deri me Kijamet ne dashte Zoti./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne