La Liberation si Charlie Hebdo: karikaturë me urinë e palestinezëve…

Një karikaturë e botuar nga gazeta franceze La Liberation që tallet me palestinezët e uritur në Gaza në mes të luftës së Izraelit kundër enklavës së rrethuar ka ngjallur zemërim.

Karikatura e titulluar “Ramazani në Gaza” u botua nga kjo gazetë e majtë në fillim të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur muslimanët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.

Karikatura raciste që banalizon urinë e palestinezëve të rraskapitur dhe minimizon gjendjen e tyre, u dënua nga shumë në rrjetet sociale.

“A duhet të të bëjë gjenocidi për të qeshur? Nuk të vjen të paktën pak turp?”, “Absolutisht e neveritshme dhe e denjë për përbuzje”, “Marrëzitë franceze gjithmonë arrijnë të kalojnë njëri-tjetrin”, janë disa nga komentet në platformën X.

Kritikët theksuan gjithashtu se Don Alfon, një izraelit që është kryeredaktor i gazetës, dyshohet se ka shërbyer si një ish-mbledhës i inteligjencës për ushtrinë izraelite.

“Duket çmenduri që një gazetë e majtë po e boton këtë derisa të kujtohet se kryeredaktori i tyre është Dov Alfon, një ish-anëtar i operacioneve të fshehta të Izraelit dhe njësisë SIGINT 8200”, shkruan dikush në platformën X.

“Kryeredaktori i Liberation është Dov Alfon, një ish-anëtar i njësisë së inteligjencës ushtarake izraelite 8200. Gazeta është në pronësi të miliarderit franko-izraelit Patrick Drahi”, shkruan dikush tjetër.

Publikimi i karikaturës raciste ka rindezur debatin për përkatësinë etnike në media.

Karikaturistja e saj Corinne Rey ishte e lidhur më parë me revistën satirike franceze Charlie Hebdo, e njohur për karikaturat e saj fyese që fyen Profetin Muhamed dhe tallnin Turqinë pasi vendi u godit nga dy tërmete vdekjeprurëse në vitin 2023, tha TRT. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne