Çmimet e apartamenteve për banim të shtrenjta/ Energjia dhe pagat rritën kostot në ndërtim!

Çmimet e apartamenteve për banim do të vijojnë të qëndrojnë të shtrenjta edhe përtej gjysmës së parë të vitit. Indeksi i Kushtimit në Ndërtimit në 3 mujorin e dytë të vitit u rrit në 112.3 duke treguar një shtrenjtim të kostove totale të cilat përkthehen edhe në çmimin fundor.

Janë materialet hidrosanitare, të ndërtimit por dhe ato elektrike dhe komunikimi që ndikuan më së shumti në rritjen e çmimeve të grupit të materialeve. Ndërtimi në gjysmën e parë të vitit ishte ndër sektorët më me pritshmëri pozitive sa i takon aktivitetit dhe çmimeve referuar raportit të Bankës së Shqipërisë për besimin në ekonomi. Ndërkohë në gjysmën e parë të vitit janë dhënë nga bashkitë 665 leje ndërtimi. Përpos rritjes së numrit të ndërtimeve, shtrenjtimi i banesave vijon të mbetet i lartë./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne