Komandanti i Përgjithshëm i Brigadave të Rezistencës dhe Al-Qassam, Muhammad Al-Deif tha në fjalën e tij:
• Ne e kishim paralajmëruar më parë armikun izraelit. Ata sulmuan Morabitun dhe rojet e Xhamisë Al-Aksa dhe ne i kishim paralajmëruar më parë që të ndalonin. Armiku izraelit guxoi të përdhoste Xhaminë Al-Aksa.
• Qindra dëshmorë dhe të plagosur palestinezë vdiqën këtë vit për shkak të krimeve të pushtimit izraelit.
• Në të njëjtën kohë, krimi i pushtimit vazhdon duke vendosur rrethimin e Rripit të Gazës.
Ne vendosëm t’u japim fund të gjitha krimeve të pushtimit izraelit, në mënyrë që armiku të kuptojë se koha në të cilën ai u tregua i pamatur pa mbajtur përgjegjësi ka përfunduar.
• Njoftojmë fillimin e Operacionit “Përmbytja Al-Aksa” dhe njoftojmë se goditja e parë, e cila synoi pozicionet, aeroportet dhe fortifikimet ushtarake të armikut, i kaloi 5000 raketa dhe predha.
• Sot shpërthen zemërimi i Al-Aksës, zemërimi i Umetit tonë dhe i Muxhahidëve tanë të drejtë (luftëtarët e lirisë). Kjo është dita juaj për ta bërë armikun të kuptojë se koha e tij ka mbaruar.
• Muxhahidëve tanë: “Kryeni sulmet tuaja mbi vendbanimet me të gjitha forcat dhe mjetet që keni në dispozicion.
• Nga sot përfundon koordinimi i sigurisë me pushtimin.
• Sot populli ynë po rimerr revolucionin e tij, po korrigjon rrugën e tij dhe po i kthehet projektit të çlirimit, kthimit dhe vendosjes së shtetit me gjak e martirizim.
• Për banorët e Kudsit: Ngrihuni për të mbështetur Xhaminë Al-Aksa, dëboni forcat pushtuese dhe kolonët nga Kudsi juaj dhe rrënoni muret ndarëse.
•Për territoret e pushtuara: Ndizni tokën me flakë nën këmbët e pushtuesve uzurpues dhe bëjini armikut të kuptojë se “përmbytja e Al-Aksës” është më e madhe se sa ata mendojnë.
• Është koha që të gjitha forcat arabe dhe islame të bashkohen për të fshirë pushtimin nga toka jonë e shenjtë.
• Umetit arab dhe islam: Filloni të marshoni tani drejt Palestinës dhe mos lejoni që kufijtë, rregulloret ose kufizimet t’ju heqin nderin e Xhihadit dhe pjesëmarrjen në çlirimin e Xhamisë Al-Aksa.
• Sot kushdo që ka armë duhet ta nxjerrë. Kjo është koha për ta përdorur atë. Secili prej jush duhet të nxjerrë kamionin, makinën ose sëpatën e tij. Sot historia hap faqet e saj më të ndritshme dhe më të nderuara.
•Kjo është dita e revolucionit të madh për t’i dhënë fund pushtimit të fundit./gazetaimpakt