Ajetullah Khamenei, Lideri i Revolucionit Islamik, tha: “Amerika mbajti qëndrimin më të keq të mundshëm në lidhje me çështjen e Gazës dhe bëri diçka që u urrye në të gjithë botën”.
Sipas Pars Today, duke cituar uebsajtin KHAMENEI.IR, në një fjalim me rastin e Novruzit drejtuar shtresave të ndryshme të popullit iranian më 20/03/2024, Ajetullah Khamenei, Lideri i Revolucionit Islamik, vuri në dukje: “Këta njerëz që protestojnë në rrugët e Londrës dhe Parisit dhe në pjesën tjetër të vendeve evropiane dhe në vetë Amerikën, protestojnë në favor të Palestinës, në fakt po shpallin urrejtje për Amerikën. Amerika u bë e urryer në botë; pasi ishte urryer në rajon, u urrye dhjetë herë më shumë. Edhe koncepti i tyre për çështjet rajonale është i gabuar, po ashtu edhe vendimet që ata marrin bazuar në këtë konceptim janë të gabuara.”
Imam Khamenei shtoi: “Kudo në këtë rajon, në Jemen, në Irak, në Siri, në Liban – çdo veprim që ndërmerret nga forcat luftarake dhe të guximshme të Rezistencës, amerikanët ia atribuojnë Iranit në llogaritjet e tyre. Padyshim, ky gabim në llogaritje, në fund do ta gjunjëzojë Amerikën. Ata nuk i njohin njerëzit; ata i fyejnë popujt dhe të rinjtë e guximshëm të këtyre popujve. Ata vetë janë njerëz me mendim, njerëz me vullnet, kanë vendosmëri të palëkundur dhe janë të guximshëm.”
Regjimi sionist ka bërë një gabim në konceptimin e Frontit të Rezistencës
Lideri i Revolucionit Islamik, gjithashtu, më 03/06/2024, në ceremoninë e 35-vjetorit të kalimit në Amëshim të Imam Khomeinit (r.a.) tha: “Regjimi sionist bëri një gabim në llogaritje, bëri një gabim në analizën e aftësive të frontit madhështor të Rezistencës. Sot, ekziston një front i madh në rajonin tonë i quajtur “Fronti i Rezistencës”. Ky front ka shumë aftësi. Regjimi sionist bëri një gabim në konceptimin e kësaj të vërtete.”
Imam Khamenei shtoi: “Regjimi sionist, me dorën e vet, e hodhi veten në një qorrsokak pa krye nga i cili disfatat do të vijnë njëra pas tjetrës dhe radhazi, dhe me vullnetin e Zotit, nuk do të gjejë rrugëdalje nga ky qorrsokak. Sot, regjimi sionist po shkrihet gradualisht para syve të popujve të botës, po shkon drejt fundit. Popujt e botës po e shohin këtë. Sigurisht, ata flasin për këtë në propagandën e tyre, por realiteti i çështjes është ky: edhe ata vetë e dinë këtë, edhe shumë politikanë në botë e dinë këtë, edhe shumë popuj e kuptojnë këtë, edhe populli palestinez e ka kuptuar këtë.”
Llogaritjet në dukje të forta e të gjithanshme të armikut janë plotësisht të dështueshme
Ndërkohë, Lideri i Revolucionit Islamik, në një fjalim, gjatë një takimi me komandantët e lartë të Forcave të Armatosura të Iranit më 15/04/2024 theksoi: “Llogaritjet në dukje të forta e të gjithanshme të armikut janë plotësisht të dështueshme; le të mos e harrojmë këtë. Në të gjitha llogaritjet që po bëjmë tani, le ta përfshijmë këtë si pjesë të llogaritjeve tona: është e vërtetë që sistemi i inteligjencës së armikut është i fortë, sistemi i tij i informatikës është i fortë, forcat e tij të armatosura janë të mira dhe ai ka shumë para; të gjitha këto janë në vendin e tyre. Por është plotësisht e mundur që një person të dështojë në llogaritjet e tij, të përballet me dështimin. Nëse hyjmë në mënyrë racionale, nuk e braktisim punën dhe e vazhdojmë atë, të gjitha përpjekjet që bën armiku mund të dështojnë.”/parstoday
















