Dekonspirimi i operacionit për Çopjat, SPAK sekuestron telefonin e një drejtuesi të Policisë Elbasan

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar telefonin e një drejtuesi të lartë të policisë në Elbasan.

Sipas burimeve telefoni është sekuestruar rreth një muaj më parë, pas operacionit kundër Çopjave që është zhvilluar më 31 korrik.

Veprimet duket se janë ndërmarrë në lidhje me dekonspirimin e operacionit ndaj vëllezërve Çopja.

Mësohet se mbi ngjarjen janë marrë në pyetje edhe disa zyrtarë policie lidhur me mënyrën se si janë ekzekutuar masat e arrestit.

Ndërkohë, Ilir Proda mësohet se kërkon të bëhet kryepolic, pasi ka aplikuar në garën për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne