Demonstrata e dhjetëra mijëra mbështetësve të Palestinës në Spanjë

Pas valës masive të demonstratave në mbështetje të Palestinës në mbarë botën, dhjetëra mijëra demonstrues dolën në rrugët e Barcelonës, Spanjë, duke dënuar krimet e kryera nga regjimi sionist në Gaza.

Sipas faqes së internetit “Catalan News”, afro 70,000 njerëz u mblodhën në qendër të Barcelonës në Spanjë dhe brohoritën sloganin “Stop gjenocidit në Palestinë” dhe “Bojkoto Izraelin”. Mbështetësit e Palestinës në qytetin e Barcelonës bënë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Palestinë dhe kërkuan ndërprerjen e marrëdhënieve midis autoriteteve ndërkombëtare, evropiane, spanjolle dhe katalanase me regjimin sionist. Sipas një deklarate të nënshkruar nga më shumë se 300 organizata, protestuesit kërkuan një korridor për të dërguar ndihma humanitare, përfshirë ushqime dhe ilaçe, në Gaza dhe për të lejuar kthimin e tetë milionë refugjatëve palestinezë.

Protestuesit gjithashtu dënuan qëndrimin e Ursula von der Leyen, presidentes së Komisionit Evropian, kur ajo u përmend nga kryetari i tubimit në shenjë proteste për qëndrimet e saj të dyfishta ndaj Ukrainës dhe Palestinës. Dhjetëra mijëra njerëz në mbarë botën në vendet aziatike, evropiane dhe amerikane demonstruan të premten dhe të shtunën kundër bombardimeve në Gaza nga regjimi sionist dhe shprehën solidaritetin me popullin palestinez. Burimet mediatike raportuan demonstrata masive të mbështetësve palestinezë në qytetet britanike, duke përfshirë “Londër” dhe “Dublin” të cilët kërkuan vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe përfundimin e pushtimit./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne