Bloomberg: Amerika dhe Izraeli janë duke shqyrtuar krijimin e qeverisë së përkohshme në Gaza!

Faqja informative-analitike “Blomberg” ka pretenduar se autoritetet amerikane dhe izraelite janë duke shqyrtuar mundësitë dhe skenarë të ndryshëm duke përfshirë edhe emërimin e një qeverie të përkohshme nën protektoratin e OKB dhe shteteve arabe në Rripin e Gazës.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se faqja “Bloomberg” duke cituar disa burime të informuara, ka pretenduar se autoritetet amerikane dhe izraelite janë duke diskutuar në lidhje me skenarë të mundshme duke përfshirë edhe emërimin e një qeverie të përkohshme nën protektoratin e OKB dhe me pjesëmarrjen e shteteve arabe për periudhën pa praninë e Hamas në Rripin e Gazës.

Sipas këtij burimi, “këto diskutime akoma janë në fazën e parë dhe varen nga zhvillimet e ardhshme që më të rëndësishmet prej tyre është suksesi në sulmin tokësor të forcave izraelite në Rripin e Gazës”. Sipas raportit të “Bloomberg”, një skenar i tillë ka nevojë që të pranohet dhe të mbështetet nga shtetet arabe të rajonit, gjë që në asnjë mënyrë nuk është një çështje e prerë.

William Asher, ish-analist i lartë i CIA-s për Azinë Perëndimore, në lidhje me potencialin e tërheqjes së vendeve arabe në këtë plan, i tha Bloomberg-ut: “Kjo kërkon një ndryshim thelbësor në mënyrën se si ata pranojnë rrezikun dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, dhe gjithashtu kërkon një hap të ngritjes së besimit nga ana e Izraelit në një kohë kur ka mungesë të tij”.

Më herët dhe pas shpalljes së gatishmërisë së autoriteteve amerikane për të ofruar ndihmë ushtarake dhe inteligjente për operacionet tokësore të regjimit të përkohshëm sionist kundër Rripit të Gazës, gazeta britanike “Times” raportoi se presidenti amerikan Joe Biden pati një takim privat me kryeministri i regjimit të përkohshëm sionist, Beniamin Netanjahu në të cilin ka deklaruar mbështetjen e Amerikës për sulmin tokësor kundër Rripit të Gazës.

“Times” duke cituar burime të informuar, ka shkruar: “Biden i ka thënë Netanjahut se mbështet plotësisht planet e Izraelit për sulm tokësor me qëllim të zhdukjes së Hamasit”.

Ndërkohë, faqja informative “Bloomberg” raportoi se qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve evropiane i kanë bërë presion regjimit sionist për të vonuar sulmin tokësor kundër Rripit të Gazës. Sipas këtij raporti, synimi i vendeve perëndimore është të blejnë kohë për të çuar përpara negociatat sekrete me Katarin për lirimin e të burgosurve.

Më parë, ish-kryeministri i regjimit sionist, Ehud Barak, u kërkoi zyrtarëve të këtij regjimi që të braktisin qëllimin jorealist ushtarak për zhdukjen e Hamasit dhe të zgjedhin një qëllim real dhe të arritshëm për operacionet e tyre kundër Rripit të Gazës./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne