I dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura/ Ndërron jetë në spitalin e Lezhës i burgosuri, Robert Cini

Një 54-vjeçar i dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitura ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës pas një infarkti të miokardit.

Sipas një njoftimi paraprak I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv.
Ndërkohë që i burgosuri Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27/11/2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore. Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen.

Njoftim Paraprak

Shtetasi i dënuar, Robert Foto Cini, i datëlindjes 22/07/1970, i cili vuante dënimin në IMP Lezhë, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Lezhës në orën 14:15, pas një infarkti të miokardit.

I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura” dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv. Robert Cini ishte transferuar në këtë institucion më 27/11/2021, ku qëndrojnë të dënuarit me probleme mendore. Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne