Dëshmia e Vlora Hysenit/ “Preken të dhëna që lidhen me sigurinë kombëtare”, mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e komisionit të TIMS

Po zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS.

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni ka kërkuar që dëshmia e saj të zhvillohet  me dyer të mbyllura.

Ajo ka deklaruar se në mbledhje duhet të marrin pjesë vetëm deputetët që kanë certifikatë sigurie.

Vlora Hyseni: Si drejtoreshë e SHISH, njoh dhe vlerësoj detyrimin Kushtetues për raportin në Kuvendin e Shqipërisë, dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe të llogaridhënies. SHISH në asnjë rast nuk i është shmangur raportimit përpara Komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara.

Që në fillim të mbledhjes së komisionit për të dhënat e TIMS, ka pasur debate.

Deputeti i PS Xhemal Qefalia i ka kërkuar kryetarit të Komisionit Ervin Salianji që të kërkojë ndjesë për faktin që në mbledhjen e kaluar deklaroi se drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni nuk ishte e pranishme për të dëshmuar, për shkak se ndodhej në Beograd.

Qefalia: E kërkoj për procedurë

Salianji: Këtu për procedurë kërkohet

Qefalia: Duhet të dëgjosh kur flas unë. Si kryetar komisioni.

Qefalia: Nise mbledhjen me një ndjesë publike për veprimin që bëre në mbledhjen mëparshme duke ngatërruar vendin e takimit të drejtoreshës së SHISH nga Brukseli në Beograd.

Salianji: Kam pasur një shkresë nga SHISH. Gabon politikisht kur përmend Beogradin. E kemi si pyetje, sepse i intereson edhe drejtoreshës që të sqarojë çdo dyshim besoj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne