Detaje nga atentati në Tiranë, autorët e kanë gjurmuar derisa e gjetën vetëm dhe e qëlluan me 1 plumb

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku biznesmeni Eduart Reçi, u qëllua me një plumb në kokë, dhe ndërroi më pas jetë në spitalin e Traumës, duke mos i shpëtuar dot plagës.

Kamerat e sigurisë të sekuestruara nga autoritetet policore, kanë filmuar vetëm momentin e vrasjes. Në pamje duket vetëm momenti ku 52-vjeçari qëllohet me plumb në kokë teksa qendronte në këmbë jashtë pallatit të tij.

Dyshohet se autoret e kane ruajtur dhe ndjekur ndërsa kanë pritur momentin qe 52-vjecari ka dale jashte pallatit dhe ka qene i vetem. Familjaret kane deklaruar qe viktima nuk ka pasur konflikte./BW 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress