Dhuna te sheshi Skënderbej, të riut i ra të fikët. Detaje nga rrëmbimi i 20-vjeçarit në Tiranë

Të tjera detaje zbardhen lidhur me ngjarjen e ndodhur në mes të Tiranës, në sheshin Skënderbej, ku tre persona kanë rrahur dhe kanë lidhur me pranga një 20-vjeçar. Ky i fundit raportohet se ishte një prej punëtorëve në kioskat e vendosura në mes të Tiranës. 20-vjeçari ishte punëtor dhe ai është dhunuar duke i shkaktuar hematoma në kokë, deri sa i kanë rënë të fikët.

Dhunuesit e kanë përmendur duke i hedhur ujë të ftohtë dhe e kanë rrahur sërish, ndërsa e mbanin të lidhur me pranga. Sipas një njoftimi zyrtar, Policia arrestoi 3 shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç për heqje të lirisë, si edhe arrestimin e një 28-vjeçari për moskallëzimin e krimit.

Po ashtu në kërkim është shpallur një 19-vjeçar. Shtetasit D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej” 20-vjeçarin, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne