E paligjshme dhe pamoralshme/ Evagjenlisti Erion Veliaj lejon martesën e paligjshme mes dy grave në taracën e Bashkisë Tiranë, e para në Shqipëri

Evangjelisti Erion Veliaj nuk pyet për ligj, moral dhe etikë dhe nuk ka turp për asgjë. Kjo pasi i akuzuari për korrupsion dhe organizator të nismave që sjellin shthurjen e shoqërisë shqiptare, i pa turpi Veliaj lejoi në taracën e Bashkisë Tiranë një ceremoni për diçka të paligjshme dhe pamoralshme, antivlerë.

Veliaj lejoi që martesa e parë në Shqipëri mes dy personave të të njëjtës gjini të mbahej lartë zyrës së tij në Bashki. Pra, Evangjelisti Veliaj lejoi që një aktivitet i paligjshëm të mbahej në institucionin që ai drejton, në shkelje të hapur të ligjit. Edhe Veliaj shkeli ligjin, njësoj sikur të lejojë kultivimin e kanabisit në tarracën e Bashkisë.

Për herë të parë në Shqipëri u krye një ceremoni martese te dy personave të të njëjtës gjini. Dy gratë, me emrin Edlira dhe Alba u martuan me njëra tjetrën ndonëse ligji nuk e lejon në gjë të tillë. Kundër këtij veprimit kanë reaguar politikanë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe qytetarë që e kanë quajtur “akt kundër familjes”.

Ceremonia e zhvilluar në taracën e Bashkisë Tiranë ishte e kundraligjshme e për pasojë institucionet shtetërore duhet të kishin reaguar dhe marrë masat përkatëse dhe policia të kishte vënë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit. Policia e cila nuk qytetar pa ndëshkuar, arrestuar e burgosur, anëtarët e LGBTQI i lejon të shkelin ligjin, bëjnë dasëm në mes të Tiranës në mes të ditës.

I çuditshëm është fakti se në ceremoni ka marrë pjesë edhe avokatja e Popullit Erinda Ballanca, e cila nuk e ka ngritur kurrë zërin për shkeljet e të drejtave të njeriut në vend por ka rendur të shkojë me vrap për të marrë pjesë te ceremonia LGBTQI. Dy gratë thanë se kurorëzuan dashurinë e tyre, por që shoqërisë nuk i jep mbrapsht asgjë, as vazhdimësi./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne