Vdekja e Presidentit të Iranit/ Jazexhi: Autoritetet e Tehranit po ndjekin me vëmendje deklaratat e muxhahedinëve në Shqipëri

Pedagogu i Historisë së Lindjes së Mesme Olsi Jazexhi foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi vdekjen e Presidentit dhe ministrit të Jashtëm të Iranit. Ai theksoi se në hetime nuk përjashtohet mundësia e një sulmi terrorist. Jazexhi vuri në dukje se muxhahedinët kanë bërë thirrje vazhdimisht për vrasjen ose arrestimin e Raisit, prandaj autoritetet iraniane po i ndjekin me vëmendje deklaratat që vijnë nga kampi i MEK në Manzë. Jazexhi tha që vdekja e Raisit, ndonëse është një ngjarje e rëndë, nuk do ndikojë në politikën dhe qeverisjen e Iranit.
Deri tani është akoma herët për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Autoritetet iranianë janë akoma duke hetuar ngjarjen. Vrasjet në Lindjen e Mesme janë diçka normale, pasi ne e dimë që prej shumë vitesh SHBA dhe Izraeli janë në një luftë me Iranin. Kemi një luftë që po ndodh në Gaza, ku qeveria Izraelite akuzon Iranin si sponsorin kryesor të rezistencës palestineze. Dyshimet ekzistojnë që edhe kjo që ka ndodhur ditën e djeshme në kufirin e Iranit me Azerbajxhanit, ku President Raisi ishte në inaugurimin e një dige hidrocentrali, dhe në momentin që mbaroi këtë takim me Presidentin e Azerbajxhanit, dhe ka marrë helikopterin, ai papritur është zhdukur. Me qindra helikopterë, dronë, iranianë, turq, edhe rusë, kanë qenë duke kërkuar në male për të gjendur se ku gjendej helikopteri. 7 orë më herët qeveria iraniane pranoi faktin që Presidenti, ministri i Jashtëm, prefekti i një rajoni, kishin vdekur në këtë aksident, ose mund të jetë edhe sulm terrorist”.

I pyetur se çfarë do të ndodhë në Iran pas vdekjes së Presidentit Raisi, Jazexhi tha:

Asgjë nuk do të ndodhë. Ai nuk është Presidenti i parë i Iranit që është vrarë. Presidenti i parë është vrarë nga ajo organizatë që sot Shqipëria strehon. Është gjë e rëndë për popullin, sepse ishte figurë prominente, një hoxhë, që vinte nga Mashhad që është qendra e shkollës fetare të Iranit. Ishte njeri me potencë, i respektuar, dhe përflitej që mund të bëhej lideri suprem i vendit. Nëpër faqet muxhahedine që drejtohen nga Manza në Shqipëri, muxhahedinët sot kanë lëshuar një seri deklaratash, ku Komanda Supreme Muxhahedine është mëse e lumtur për vdekjen e Presidentit iranianDeri në këto momente autoritetet iraniane janë duke e parë Shqipërinë dhe deklaratat e muxhahedinëve me shumë vëmendje. Politika në Iran do vazhdojë normalisht.  Pas 50 ditëve në Iran do ketë zgjedhje për një President të ri. Në këto momente zv.Presidenti ka marrë postin, pra kemi një Presidencë kalimtare deri sa të zgjidhet një President i ri, në aspektin gjeo-strategjik nuk ndryshon gjë. Por ajo që ka ndodhur është një gjë e rëndë, autoritetet iraniane së bashku me ato ruse dhe turke, janë duke hetuar nëse ajo që i ndodhi Presidentit ishte aksident apo sulm terrorist. Sulmet terroriste kryhen nga Mossadi dhe koordinohen me muxhahedinët. Nga Shqipëria muxhahedinët kanë drejtuar vrasje të shkencëtarëve, politologëve iranianë. Komandatja Supreme e Muaxhahedinëve ka vite që kërkon për eliminimin ose arrestimin e Raisit. Janë bërë thirrje të hapura terroriste për vrasjen e Presidentit të Iranit, por s’e dimë ende nëse ka qenë aksident apo sulm terrorist. Azerbajxhani është një nga bazat kryesore të Mossad-it izraelit”./mcn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne