Pakistan, mijëra njerëz marshuan në mbështetje të Palestinës

Dhjetëra mijëra njerëz në qytetin Peshawar të Pakistanit, zhvilluan marshim në mbështetje të Palestinës. Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në “Marshimin për Gazën” që u organizua nga Partia Jamaat-e-Islami dhe marshuan nën udhëheqjen e Hafız Naeem ur Rehman, liderin e ri të zgjedhur të partisë.

Protestuesit mbajtën në duar flamuj të Palestinës dhe brohoritën me slogane në mbështetje të Palestinës dhe kundër Izraelit. Protestuesit kritikuan komunitetin ndërkombëtar për qëndrim në heshtje ndaj gjenocidit në Gaza. Lideri i partisë Partia Jamaat-e-Islami, Hafız Naeem ur Rehman në një fjalim të mbajtur këtu tha se komuniteti ndërkombëtar përfshirë edhe administruesit arabë “kanë mbetur të heshtur ndaj gjenocidit në Gaza”.

“Shteti sionist i cili ka mbështetje monetare dhe të armëve nga SHBA-ja dhe qeveritë perëndimore ka dështuar në shtypjen e erës se lirisë. Një grup u vogël i rezistencës si Hamasi, ka mposhtur të gjithë teknologjinë dhe strategjinë e tij”, deklaroi Rehman duke shtuar se populli i Pakistanit do të vazhdojë mbështetjen e tij për kauzën e drejtë të Palestinës.

Në shumë vende të botës po mbahen protesta në mbështetje për palestinezët në Bregun Perëndimor, ku Izraeli vazhdon shtypjen e tij dhe Rripin e Gazës në të cilin vazhdon sulmet e tij./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne