DINJITETI I TË VARFRIT: DEMOKRACI APO DIKTATURË?

Agim  Kasemi 

Një pyetje që një mik këtu në Facebook bën:

“Cili është ndryshimi mes varfërisë në demokraci dhe varfërisë në diktaturë?”

Përgjigjja ime:
Ndryshimi nuk është te varfëria, por te dinjiteti i të varfrit.

Në diktaturën komuniste, varfëria ishte e përgjithshme, por njeriu nuk poshtërohej për mungesën e parasë. Askush nuk të quante “i dështuar” pse ishe i varfër. Askush nuk të shikonte nga lart. Kishte padrejtësi politike, kishte mungesë lirie, por varfëria nuk ishte turp.

Në demokracinë e sotme, varfëria është individuale dhe e kriminalizuar. Nëse je i varfër, faji është “yti”. Të përqeshin, të injorojnë, të thonë se “nuk ke punuar mjaft”, ndërsa sistemi prodhon luks për pak dhe mjerim për shumicën.

Atëherë, të paktën, shteti të jepte dorën: punë, strehë, shkollë, mjek.
Sot, sistemi të jep leksione morali, por jo bukë. Të flet për liri, por të lë vetëm.

Prandaj po, mund ta them pa frikë:
më mirë i varfër në një shoqëri që nuk më fyen, sesa i lirë në letër dhe i poshtëruar çdo ditë.

Kjo nuk është nostalgji për diktaturën.
Kjo është akuzë ndaj një demokracie që ka humbur njerëzoren.

/fb

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne