Agim Kasemi
Ka një moment kur fjala pushon së qeni mendim dhe kthehet në pështymë servile, në neveri. Pikërisht aty gjendet sot Edison Ypi, i cili, i kapur nga një delir idhujtar, ka zgjedhur të zëvendësojë argumentin me ulërimë, analizën me adhurim primitiv dhe mendimin kritik me përkulje orientale.
Teksti i tij për Lea Ypi nuk është mbrojtje. Është liturgji. Nuk është polemikë. Është falje në gjunjë. Nuk është analizë. Është frikë nga rënia në harresë, e maskuar si ekstazë intelektuale.
Kur dikush e shpall një figurë “të paarritshme”, “kozmike”, “mbinjerëzore”, ai nuk e lartëson objektin, zbulon vetveten. Sepse vetëm mendja e pafuqishme ka nevojë për idhuj absolutë. Vetëm ai që s’ka argumente, flet për “dhunti hyjnore”. Vetëm ai që s’ka mendim kritik, e shpall debatin të mbyllur para se të nisë.
Lea Ypi nuk ka nevojë për priftërinj letrarë. Dhe nëse ka nevojë për ta, atëherë problemi është pikërisht aty.
KUSH ËSHTË REALISHT EDISON YPI?
Edison Ypi na shfaqet sot si roje e “tempullit të dijes”, por historia e tij publike është zigzage oportunizmi: dje lavdërues i Sali Berishës, dje bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, sot i rreshtuar nën hijen e Edi Ramës, gjithmonë pranë pushtetit, kurrë përballë tij.
Ky është modeli klasik i intelektualit shërbëtor, që nuk jeton nga idetë, por nga pozicionimi. Dhe pikërisht këta njerëz janë produkt tipik i regjimit që ai sot bën sikur e përbuz.
PROBLEMI NUK ËSHTË LEA YPI, PROBLEMI ËSHTË GJUHA E EDISON YPIT
Lea Ypi mund të kritikohet, kundërshtohet, sfidohet, si çdo intelektual publik.
Por Edison Ypi nuk e mbron. Ai e feton. Dhe ky është akt thellësisht antidemokratik. Sepse kushdo që thotë: “Tjetër shteg për t’u matur me të nuk ka” në fakt po thotë: “Mos guxoni të mendoni.”
Nëse duhet një kor lehësish, llapaqën për ta mbrojtur, atëherë kemi problem serioz. Edison Ypi nuk po flet për Lea Ypin.
Ai po flet për veten.
Për frikën e tij nga harresa.
Për nevojën e tij për t’u rreshtuar gjithmonë nën hijen e dikujt më të fortë.
Dhe pikërisht këta njerëz, jo kritikët, jo polemistët, jo ata që kundërshtojnë, janë rreziku real për debatin publik shqiptar. Sepse ata nuk duan mendim.
Duhet bindje.
Nuk duan debat.
Duhet altar.
/fb

















1 thought on “PËRGJIGJE PËR EDISON YPIN DHE KULTIN GROTESK TË IDHUJTARISË”
Pergjigje e sakte ndaj Edison Ypit.