Dita e dytë e Samitit të NATO-s: Zelensky kërkon garanci për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se do t’i kërkojë NATO-s t’i ofrojë garancitë e sigurisë Kievit derisa të arrijnë anëtarësimin e plotë në atë organizatë.

Zelensky iu drejtua gazetarëve në Litexp-in e sapothemeluar, ku erdhi në mbledhjen e Këshillit NATO-Ukrainë, takimi i parë i të cilit do të mbahet sot në kuadër të samitit të NATO-s në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.

Duke theksuar se ai ka disa prioritete në bisedimet e sotme, Zelensky tha se një prej tyre është paketa e ndihmës me armë për vendin e tij, i cili është në luftë me Rusinë, dhe se prioriteti i dytë është anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

“Ajo që dëgjuam këtu dhe unë kuptoj është se kur të lejojnë masat e sigurisë, ne do të marrim një ftesë për t’u anëtarësuar në NATO. Sot dua ta diskutoj këtë me partnerët e mi,” tha Zelensky.

Zelensky theksoi se Ukraina kërkon garanci sigurie në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

Presidenti ukrainas Zelensky pritet të ketë një takim dypalësh me presidentin amerikan Joe Biden pas pjesëmarrjes në takimin e parë të Këshillit NATO-Ukrainë./trtbalkan

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne