Divjaka 17 ditë në protestë kundër bashkimit me Lushnjen/ Qytetarët: Historia dhe tradita kundërshtojnë reformën, shkrirja politike

Qëndresa e Divjakës ka hyrë në ditën e 17 në sheshin kryesor të qytetit. Divjakasit protestojnë kundra reformës territoriale administrative që parashikon shkrirjen e bashkisë së tyre me Lushnjen dhe sipas tyre nuk ka asnjë arsye dhe nuk plotësohet asnjë kusht që kjo të ndodhë.

Protestuesit që e morën fjalën mbrëmjen e 17 të protestës kanë bërë thirrje për mbështetje më të madhe nga ana e qytetarëve dhe e elitës së Divjakës për të qenë në shesh më shumë dhe për t’i treguar ideatorëve të kësaj reforme se e kanë politike këtë shkrirje.

Historia, tradita, identiteti dhe kapacitetet ekonomike flasin të gjitha kundra reformës!

Marshimi i përnatshëm në rrugët e qytetit mbylli edhe ditën e 17 të protestës së divjakasve kundra shkrirjes së bashkisë së Divjakës me Lushnjen.

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne