DOKUMENTET/ Drejtori i ARRSH-së Evis Berberi fshehu pasurinë, nuk deklaroi në ILDKPKI 500 mijë euro!

Drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, ka fshehur një transaksion me vlerë 500 mijë euro, duke mos e deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, siç e parashikon ligji nr. 9049, i vitit 2003, nenet 3 dhe 4, për deklarimin e pasurisë.

Transaksioni i dyshimtë është kryer në 31 janar 2019, i cili nuk pasqyrohet në deklaratën e pasurisë së Evis Berberit që ka firmosur dhe dorëzuar në ILDKPKI.

Në 7 shtator 2018, Evis Berberi i blen Valter Begajt kompaninë ‘B- VAAL ENG-10’, me nipt L72205042F, për 100 mijë lekë. Kompania e themeluar në tetor 2017 kishte dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim objektesh ndërtimore etj.

Një muaj më pas, Berberi i ndryshon emrin kompanisë nga ‘B-VAAL ENG-10’ në DAAM, në 31 janar 2019, Evis Berberi ia shet kompaninë Brunilda Bulit, për 500 mijë euro.

Në kontratën me nr. 812 Rep dhe 278 Kol, të shitjes së kuotave, thuhet se 8 mijë euro znj. Brunilda Buli ia ka dhënë Evis Berberit jashtë zyrës noteriale.

Për vitin 2019, Evis Berberi ka dërguar dy deklarata pasurie në ILDKPKI, një deklaratë fillestare të pasurisë në 5 mars 2019, si këshilltar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe tjetrën gjatë ushtrimit të këtij funksioni publik, dorëzuar në ILDKPKI në 1 qershor 2020, por që pasqyron pasurinë për vitin 2019.

Në asnjërën prej deklaratave të pasurirë nuk rezulton e deklaruar shitja e kompanisë DAAM me vlerë 500 mijë euro dhe as 8 mijë euro që Brunilda Buli thuhet në kontratë se i ka dhënë në dorë Evis Berberit.

Ballafaqimi i kontratës me dy deklaratat e pasurisë konfirmon konsumimin e elementëve të veprës të fshehjes dhe mashtrimit me deklarimin e padurisë nga Evis Berberi.

Ndërkaq, në 23 dhjetor 2021, Brunilda Buli ia shet sërish kompaninë shokut të Evis Berberit, Valter Begaj, tashmë për rreth 2 milionë euro, por kjo është një histori tjetër, e cila i përket Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave.
Aventura vazhdon.

Në 21 shkurt 2022, Valter Begajt ia shet kompaninë DAAM Ervis Lamit, për rreth 2 milionë euro.

Një muaj më vonë, Ervis Lami pendohet dhe ia ia rikthen kompaninë DAAM Valter Begajt, tashmë me zero lekë, gjatë kësaj kohe është zhvilluar një tjetër histori me hije të theksuara klientelizimi dhe korrupsioni me paratë publike.

Konkretisht, në gusht 2017, shoku i Evis Berberit, Valter Bega themelon kompaninë B-VAAL ENGINEERING, me objekt të njëjtë si kompania DAAM. B-VAAL ENGINEERING ndryshon emër në NET-GROUP.

Evis Berberi ka punuar për kompaninë NET- GROUP si drejtues taknik dhe përfaqësues i saj, madje edhe gjatë kohës kur ishte drejtor i Agjencisë së Eficiencës së Energjisë.

Berberi ka deklaruar në ILDKPKI në vitin 2019 të ardhura nga kompania NET- GROUP si drejtues teknik, kompania NET-GROUP ka marrë 233 tendera publikë me vlerë miliona euro.

Pasi bëhet drejtor i ARRSH-së, në 10 nëntor të vitit 2021, Evis Berberi shpall pikërisht kompaninë e grupit të tij NET-GROUP, fituese të tenderit me vlerë 150 mijë euro për mbikëqyrjen e punimeve të lotit 7, të Unazës së Tiranës.

Evis Berberi ka firmosur për kompaninë e grupit të tij, NET-GROUP, edhe 4 tendera të tjerë, me vlerë rreth 1.5 milionë, për supervizim për mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore. Tre nga katër tenderat janë me flamur të kuq korrupsioni.

Nga ana tjetër, kompania Hill International, e regjistruar në Holandë dhe me pronar të fshehur, ka fituar kontratën nga ARRSH-ja nën drejtimin e Berberit për mbikëqyrjen e punimeve për tunelin e Llogarasë.
Hill International ka nënkontraktuar pikërisht kompaninë NET-GROUP të grupit të Evis Berberit për të zbatuar kontratën me ARRSH-në.

Duket qartë se dy shokët, Evis Berberi dhe Valter Bega kanë përdorur një kompani në Holandë për të kaluar paratë publike tek kompania e tyre NET- GROUP, duke shpërdoruar detyrën Evis Berberi si dhe duke zbatuar një skemë të mirfillë korrupsioni.

Historia nuk mbaron këtu.

Gjatë kohës kur Evis Berberi ishte drejtues teknik i kompanisë NET-GROUP, ka drejtuar Agjencinë e Eficiencës së Energjisë, një degë e Ministrisë së Energjisëm.

NET-GROUP ka përfituar licenca, leje dhe para publike nga Agjencia Eficiencës së Energjisë, në një kohë kur Berberi drejtonte Agjencinë, por ishte edhe drejtues teknik i kompanisë.

Konretisht, Agjencia e Eficiencës së Energjisë me në krye Berberin i ka dhënë licencen për auditimin energjetik të ndërtesave kompanisë Net- Group me drejtues teknik Berberin.

Çdo pallat i ri që ndërtohet apo çdo ndërtesë ekzistuese që rikonstruktohet duhet më parë të marrë certifikatën nga audituesit e energjisë.

Po gjatë kësaj kohe, Net-Group ka marrë mbi 1 milionë euro kontrata të drejtëpërdrejta nga Agjencia e Energjisë.

Faktet tregojnë se Evis Berberi ka përdorur organet publike Agjencinë Eficiencës në Energji dhe ARRSH-në, si drejtues, duke kaluar paratë publike në xhepat e tij, përmes kompanive të tij DAAM dhe sidomos Net-Group.

Pra, Berberi ka vendosur t’i bie shkurt, pa skema të sofistikuara, duke i dhënë vetes favore dhe para publike.
Në dritën e fakteve, edhe pak politikë.

Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk e përmendin kurrë Evis Berberin dhe bëmat e tij me ndarjen e parave të rrugëve!

Po pse nuk e përmendin kurrë, madje po t’i pyesni se çfarë mendojnë për këtë emër, u thahet goja?!

Arsyeja është e thjeshtë.

Një pjesë e patave të rrugëve, shkojnë në xhepat e Sali Berishës dhe Ilir Metës, përmes disa oligarkëve, pak me fatura bankare dhe shumë me çanta.

Nëse Altin Dumani ka interes, të më thërrasë dhe i çoj provat. Besë burrash!/voxnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne