Donald Trump shpallet fajtor për 34 akuza, presidenti i SHBA-së shmang burgun

Trump shmang dënimin me burg dhe gjobën për “paratë e heshtura”, edhe pse u shpall fajtor për 34 akuzat e tij, kjo për shkak të imunitetit të tij si president. Gjykatësi e kishte paralajmëruar më herët këtë lloj dënimi për presidentin e zgjedhur të SHBA-ve.

Gjykatësi Juan Merchan argumentoi vendimin duke theksuar se është zyra e presidencës ajo që është e jashtëzakonshme, jo banori i zyrës. “Është mbrojtja ligjore që i ofrohen zyrës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, jo ai që qëndron brenda zyrës,” tha Merchan.

Vendimi historik i gjykatës vjen vetëm 10 ditë përpara se ai të marrë detyrën për mandatin e tij të dytë si president i SHBA-ve.

Trump, i cili ka datë inaugurimin e tij si president më 20 janar, është presidenti i parë amerikan – qoftë ish-president apo president aktual – që përballet me një gjykim penal, e lëre më një verdikt fajësie dhe dënim të mëpasshëm. Trump u gjet fajtor më 30 maj 2024 për falsifikimin e dokumenteve të biznesit me qëllim kryerjen e një krimi tjetër.

Zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, argumentoi se Trump kishte regjistruar në mënyrë të rreme shlyerjet që i bëri avokatit të tij të mëparshëm, Michael Cohen, për të paguar 130 mijë dollarë për yllin e filmit për të rritur Stormy Daniels, që ajo të mbante gojën mbyllur për një lidhje seksuale me republikanin./TCH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne