Drafti i opozitës për Kodin Zgjedhor/ Yuri Kim: Mori përgjegjësitë! Të gjitha palët të sjellin propozime reale, qëndrojini fjalës për ‘5 qershorin’

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shprehur kënaqësinë e saj që pa sot Opozitën e Bashkuar të dorëzojë një draft të sajin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kim nga Himara komenton se është e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë dhe vijon të jetë e angazhuar.

Po ashtu ajo riapelon që partitë duhet t’u qëndrojnë fjalës për ‘5 qershorin’ teksa thekson se duhet të sjellin në tryezë propozime reale.

‘’Jam e kënaqur që opozita mori përgjegjësitë. E rëndësishme që opozita të vijojë të jetë e angazhuar. Të gjitha partitë të sjellin propozime që janë reale. Çdo parti qe ka nenshkruar ‘5 qershorin’ t’i qendrojë fjalës’’- tha Kim.

Sot Opozita e Bashkuar dorëzoi në Këshillin Politik draftin e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që përcaktojnë një hapje të listave 100%, lejimin e koalicioneve parazgjedhore dhe rregullimin e kuotës gjinore në mandate në rast se nuk është respektuar./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne