Drejtësia selektive

Nga Dardan Rexhepi

Policia paska arrestuar imamin boshnjak, dr. Elvedin Pezić, për shkak se kishte ardhur në Kosovë për të promovuar një libër me tematikë fetare. Ndërsa Ben Blushin, i cili gjithashtu ka promovuar në Kosovë një libër me tematikë islamofobe, jo vetëm që nuk e kanë arrestuar, por madje e kanë shpërblyer me çmimin më të mirë.

Personalisht, nuk e njoh imamin Pezić, nuk i di bindjet e tij dhe as nuk e di se në çfarë thërret. Por ajo që më dhemb është padrejtësia që iu bëhet muslimanëve nga organet shtetërore në Kosovë.

Nëse imami Pezić konsiderohet person i rrezikshëm, atëherë lind pyetja: pse iu lejua të hyjë në Kosovë? Pse nuk u kthye në pikën kufitare, ashtu siç veprohet me personat që konsiderohen të padëshiruar apo të papërshtatshëm për të hyrë në një shtet? Pse u la të hyjë dhe më pas u arrestua me pranga?

Kjo më shumë i përngjan poshtërimit dhe kërcënimit ndaj muslimanëve sesa një mase sigurie./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne