Një protestë nga prindër dhe fëmijë u organizua këtë të enjte në lidhje me rastin e 3-vjeçares e cila u dhunua nga edukatorja e saj në kopshtin privat.
Protesta u mblodh para Ministrisë së Arsimit, ku vogëlushët mbanin pankarta të ndryshme në duar me thirrje kundër dhunës në kopshte.
Edukatorja Majlinda Dehima është arrestuar pas kërkesës nga Prokuroria e Tiranës.
Bashkë me fëmijët prindërit kanë vendosur të marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme.