Dumani në ikje pasi drejtoi SPAK për 3 vite, të hënën merr detyrën kreu i ri Klodian Braho

Teksa Altin Dumanit i mbaron mandati 3- vjeçar në krye të SPAK, të hënën do të zhvillohet ceremonia e kalimit të detyrës nga Altin Dumani tek kreu i ri i SPAK Klodian Braho.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar zhvillimin e ceremonisë së kalimit të detyrës nga kreu aktual, Altin Dumani, te Klodian Braho që do të zhvillohet në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK.

Altin Dumani, i cili pasoi Arben Krajën, të parin drejtues të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, tashmë do të jetë prokuror në SPAK, deri në vitin 2028, kur i përfundon mandati 9-vjeçar.

“Ceremonia e kalimit të detyrës nga Z. Altin Dumani te Z. Klodian Braho, një moment i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe forcimin e mëtejshëm të punës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimitt ë Organizuar (SPAK). Aktiviteti zhvillohet të hënën, në orën 10:00, në Sallën e Mbledhjeve të SPAK”, thuhet në njoftim./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne