“Po flitet se Belinda Balluku është arratisur”, Belind Këlliçi: Nga informacionet që kemi, rezulton që zv/kryeministrja nuk ndodhet brenda vendit

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, deklaroi në studion e emisionit “Kjo Javë” se PD ka informacione se zv/kryeministrja Belinda Balluku është larguar nga vendi.

Këlliçi kërkoi nga mazhoranca të japë sqarime, po ashtu dhe nga vetë Balluku duke e pyetur direkt në emision, nëse ajo do të jetë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku do të diskutohet heqja e imunitetit të saj.

Belind Këlliçi: Nuk ishte skenar, por ishte pjesë e diskutimeve brenda grupit parlamentar të PD, ne nuk shkojmë në Kuvend vetëm për të ngritur kartona.

Sa herë Taulant Ballës nuk i pëlqen një fjalë e një deputeti të PD, i fut një votim për 15 minuta shpejt. I uroj suksese se mund të ketë probleme me skyecc me SPAK.

Ka disa orë që flitet se zv/kryeministrja Belinda Balluku është arratisur./BW

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne