Durrës/U plagos me thikë, 40-vjeçari ndërron jetë rrugës për në spital

Ka ndërruar jetë 40-vjeçari me iniciale H.K., i cili u plagos me thikë pas një sherri me një person tjetër në Durrës.

Viktima raportohet se ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi pas një sherri mes 40-vjeçarit dhe shtetasit me iniciale I.K., në lagjen Nr.3.
35-vjeçari dyshohet se ka goditur me thikë në trup shtetasin H.K., i cili nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar të krimit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne