Gjyqtarë të Apelit të GJKKO takim me të dërguarin e SHBA në Shqipëri, ambasada amerikane: Theksuam rolin kyç për të shërbyer me integritet dhe të pavarur

Ambasada Amerikane në Tiranë ka pritur në takim gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një reagim, ambasada e SHBA bën me dije se në qendër të këtij takimi ka qenë roli kyçi i gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ndër të tjera, theksohet se SHBA janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent.

Reagimi i ambasadës

Ekipi ynë i ambasadës priti së fundmi gjyqtarë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin kyç të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave të Posaçme, teksa ata punojnë për të dhënë drejtësi për të gjithë qytetarët shqiptarët brenda një sistemi ligjor transparent./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne