Olsi Jazexhi
1.
Vdekja e kryepeshkopit te Kishes Orthodhokse Autoqefale te Shqiperise, Dr. Anastas Janullatos ka pikelluar te krishteret orthodhokse te ritit grek ne Shqiperi. Neper shkrimet dhe profilet e tyre kam pare pikellimin qe ata kane per humbjen e bariut te tyre shpirteror.
Peshkop Anastasi ka qene personi qe ringriti Kishen Orthodhokse ne Shqiperi dhe udhehoqi rimekembjen e saj, pas shkaterrimit komunist, nga viti 1991 deri ne 2025.
Përmes vështirësive të shumta, Janullatosi ringriti Kishën Orthodhokse, riorganizoi më tepër se 400 famulli, themeloi Akademine Teologjike “Ngjallja e Krishtit”; shkolloi dhe dorëzoi 159 klerikë; themeloi 50 qendra rinore. U kujdes për përkthimin dhe botimin e librave liturgjikë dhe të librave të tjerë fetarë. Ndërtoi 155 kisha të reja, restauroi rreth 200 kisha te vjetra, dhe rreth 500 ndërtesa per Kishen Orthodhokse.
Ai eshte arkitekti i Katedrales Ngjallja e Krishtit, ne Tiranë e cila është kisha e tretë më e madhe ortodokse në Evropë.
2.
Gjate sundimit te tij si kryepeshkop, Janullatosi eshte perballur me lume sharjesh, presionesh dhe akuzash. Qytetare katolike, ortodokse, muslimane, ateiste shqiptare e skizmatike vllehe, ne emer te nje nacionalizmi te semure shqiptar (duke me perfshire edhe mua) e kane share dhe peshtyre Janullatosin. Tani qe ai ka vdekur, ka patur shume qe jane lumturuar dhe kane share nje prift te vdekur – dicka qe shkon kunder tradites shqiptare dhe fetare.
Ne te kaluaren ai eshte akuzuar per agjent grek, per grek, per armik, per helenizues te Shqiperise dhe per Satanain vete etj.
A ka qene Janullatosi agjent grek?
Edhe nese nuk ka qene, Janullatosi ishte grek dhe njeri i Greqise. Dhe shqiptaret pertej nacionalizmit te tyre te semure duhet ta pranojne realitetin e Orthodhoksise. Kisha Orthodhokse qe nga koha e Konstandinit te Madh e deri ne kohen e Turqise ka qene kishe greke. Bibla eshte perkthyer ne gjuhen greke. Shen Pali predikoi ne greqisht. Emri i Yeshu Mesise apo Hazreti Isait sikur e quan Kurani u perkthye ne greqisht nga greket: Isus Hristos. Dhe bota perendimore imazhin e Jezu Krishtit e mori nga greket – per mire apo per keq.
Ashtu sikur Islami ka arabishten gjuhen e tij, dhe Muhamedin, nje arab per profet; edhe te krishteret, mesazhin e tyre biblik e moren ne greqisht nepermjet prifterise bizantine, te cilet Allahu ne Kuran i adreson ne suren el-Rum (kapitulli i romakeve).
Por a ishte Janullatosi agjent? Jo. Janullatosi nuk ishte agjent. Ai ishte nje klerik grek – orthodhoks i cili beri me sinqeritet dhe devocion punen e tij, e cila ishte evangjelizimi i shqiptareve. Janullatosi ishte njeriu i Greqise. Investimi i Greqise ne Shqiperi dhe Greqia kishte dhe ka te drejte, ashtu sikur Italia, sikur Turqia dhe Arabia Saudite qe te kujdeset per si-besimtaret e saj shqiptare. Ne shqiptaret nuk duhet te na vije keq nga ky fakt. Shqiptaret e krishtere orthodhokse, kane kulture greke. Dhe ne nuk duhet te na merzise ky fakt por te na lumturoje per diversitetin tone kulturor dhe etnik. Edhe katoliket kane kulture italiane dhe muslimanet kane kulture turke. Ku eshte e keqja ketu? Ashtu sikur Turqia sponsorizon hoxhallaret e saj, Italia prifterinjte e saj, Amerika misionaret e saj edhe Greqia ka bere te njejten gje. Shqiptaret jane popull pak-fetar dhe fene e tyre per mire apo per keq e administrojne te huajt.
A ishte Janullatosi nje engjell?
Jo. Ai ka bere deklarata islamofobike ne rinine e tij. Ka patur paragjykime per Islamin (dhe jo pa te drejte zaten nese shohim se cfare bejne terroristet sot ne emer te Islamit!). Shikoni librin e tij “Globalizmi dhe Orthodhoksia”, por me pas eshte moderuar.
Une edhe pse kam qene kritik i Janullatosit kur isha i ri, me pas, me kalimin e kohes kam pare te ai nje klerik te mire dhe te urte. Ne vitin 2015 kur Edi Rama dhe ekstremisti katolik Artan Shkreli i shkaterruan orthodhokseve ne Dhermi, Kishen e Shen Athanasit, une shkova ne Katedralen Ortodokse ne Tirane ku shpreha mbeshtetjen time per lirine fetare te miqve te mi orthodhokse. Ne ate kohe, peshkopit i thashe – qe edhe pse une besoj ne Shen Ariusin dhe jo Shen Athanasin, serisht si musliman qe jam, mbeshtes dhe qendroj ne krah te miqve te mi orthodhokse per te praktikuar fene e tyre dhe mbrojtur nga terrori fetar i regjimit te Edi Rames. Kur ja thashe keto fjale, peshkopit iu mbushen syte me lote dhe u lumturua qe pa perfaqesues te muslimaneve qe po qendronin ne krahun e tij.
3.
Janullatosi u mundua qe te evangjelizoje shqiptaret dhe ktheje ata drejt Krishtit. Per kete arsye veprat e mira te Janullatosit per perhapjen e krishterimit duhen vleresuar edhe pse ne muslimanet kemi mendim tjeter mbi Krishtin dhe Allahun dhe nuk na ka ardhur mire kur shume muslimane jane konvertuar ne ortodoks.
Por ne duhet te pranojme qe ky ka qene realiteti i Shqiperise se viteve 90. Ne ate kohe shqiptaret ishin gjysem-egersira, injorante, pa din dhe pa iman qe nuk dinin se kush ishte as Allahu dhe as Jezu Krishti. Dhe puna e Janullatosit, ashtu sikur edhe ajo e misionareve katolik dhe islamik ka qene e dobishme pasi ka arritur te zbuse dhe edukoje shume shqiptare qe ishin thjeshte, xhahila. Nje shqiptar qe beson Jezu Krishtin apo Allahun dhe i permbahet mesimeve te Bibles dhe te Kuranit eshte me i mire sesa nje shqiptar pa din dhe pa iman. Nje shqiptar qe kthehet nga Krishti eshte me i mire sesa nje shqiptar qe kthehet nga LGBTQ-izmi, zionizmi, sorosizmi, amerikanizmi etj.
4.
A ja arriti Janullatosi qe te orthodhoksizoje dhe helenizoje Shqiperine?
Per fat te mire dhe te keq jo. Janullatosi dhe Kisha e tij arriten qe te perhapin mesazhin e orthodhoksise te shume shqiptare. Megjithate numri i besimtareve orthodhokse ka ngelur minimal. Shqiptaret sot, qofshin ata muslimane, katolike apo edhe ortodokse nuk jane fetare. Shembull eshte Edi Rama dhe ministrat e tij qe jane me shumice vllehe dhe orthodhokse. Janullatosi nuk arriti qe ti fuse ata ne rrugen e Jezu Krishtit, por ata ndoqen rrugen e Judes, judejve. Sorosit dhe Sinagoges se Satanait. Sot Shqiperia eshte nje koloni zioniste-amerikane dhe jo greke. Sot Shqiperia nuk sundohet nga ortodoksia por nga satanizmi perendimor.
Sikur Janullatosi te kishte orthodhoksizuar njerez sikur Edi Rama, Zhaklin Lekatari, Niko Peleshi etj, Shqiperia sot do ishte vend shume me i mire. Ne vend nuk do propagandohej satanizmi sorosist, zionizmi, feminizmi, homoseksualizmi. Sikur Shqiperia te ishte orthodhoksizuar, meshira kristjane do ishte me e mire sesa makuteria e kapitalizmi zionisto-amerikan.
Janullatosi deshtoi dhe nuk arriti ta orthodhoksizoje Shqiperine, ashtu sikur deshtoi edhe Islami dhe Katolicizmi. Shqiperia tanime eshte nje koloni zioniste-amerikane, dhe per fat te keq, kryekuislingu i Shqiperise Edi Rama, eshte nje njeri me origjine vllahe dhe orthodhokse, i cili ka braktisur origjinen e tij orthodhokse dhe nje Allah e di se cfare eshte.
5.
Muslimanet dhe Janullatosi
Ne vitin 2015 kur i kam dale ne krah miqve te mi orthodhokse, shume muslimane gege dhe kosovare me kane sulmuar. Me kane akuzuar si agjent grek, filo-grek, agjent rus etj. Edhe tani qe Janullatosi ka vdekur, shume e shajne me egersi. Por ne si muslimane, urdherohemi nga Allahu ne Kuran qe ti duam miqte tane te krishtere. Te luftojme dhe mbrojme kishat dhe manastiret e tyre ku permendet emri i Allahut.
Janullatosi me qendrimet e tij pro Kishes Ruse, pro Sirise, pro Palestines dhe kunder zionizmit (edhe pse jo publik) renditet ne nje nga kleriket me burreror te Shqiperise pas-komuniste. Kam takuar shume klerike orthodhoks siriane dhe palestineze dhe anti-zioniste qe me kane folur shume mire per peshkopin Janullatos. Dr. Anastasi ishte shume i famshem ne boten orthodhokse dhe ne vecanti ne mesin e te krishtereve arabe.
Vdekja e Janullatosit ka shkaktuar zi ne komunitetin orthodoks. Ndryshe nga udheheqesit e KMSH-se, te cilet pas Sabri Kocit, shahen dhe urrehen nga muslimanet si njerez te shitur ndaj Edi Rames, Fatos Nanos, amerikaneve, zionisteve etj, Janullatosi qendroi si burre dhe i respektuar ne komunitetin e tij. Ai nuk i shiti interesat e komunitetit te tij te armiqte e Orthodhoksise.
Kjo eshte arsyeja pse ai duhet dhe respektohet nga orthodhokset.
Ne si muslimane, nese besojme me te vertete Allahun dhe Kuranin, duhet te hidherohemi me vdekjen e Janullatosit dhe jo te lumturohemi sikur bejne disa neper internet. Janullatosi ishte burre me i mire sesa Edi Rama, Sorosi, ambasadoret amerikane, Baba Mondi etj. Janullatosi nuk punoi per copetimin e Shqiperise sikur po ben Edi Rama dhe Baba Mondi me shtetin bektashian. Janullatosi nuk promovoi axhenden LGBTQ-iste dhe prishjen e familjes. Janullatosi nuk burgosi muslimanet sikur ka bere ambasada amerikane dhe zionizmi qe nga viti 1998 e deri me sot. Janullatosi nuk dergoi policine qe te bastisi xhamite, burgosi hoxhallaret dhe besimtare sikur bejne amerikanet, zionistet dhe kuislingu i tyre ish-ortodoksi Edi Rama sot. Janullatosi nuk u kerkoi shqiptareve qe te bejne deklarimin e pasurive dhe as nuk i konfiskoi pasurite shqiptareve sikur ben regjimi i Edi Rames dhe amerikanet. Ne te kundert. Janullatosi shkolloi dhe mbajti me para shume shqiptare ne vitet 90 dhe 2000, edhe pse shume e braktisen me pas.
Janullatosi nuk mbeshteti pushtimin e Irakut, Libise, Sirise, Palestines etj. Janullatosi thjeshte propagandoi mesazhin e Jezu Krishtit sipas versionit te orthodhoksise greke. Versionin e tij per tu lidhur me Zotin. Dhe per kete duhet respektuar.
Te lumturohesh per vdekjen e nje kleriku te Jezu Krishtit, eshte harram! Mekat! Dhe kunder mesimeve Kuranore!
Allahu thote ne Kuran:
62. Ata që besojnë, hebrenjtë, të krishterët dhe sabi’inët – kushdo prej tyre që beson Allahun dhe jetën tjetër, dhe bën vepra të mira, do të shpërblehen nga Zoti i tyre, ata nuk do të kenë pse të frikësohen apo të pikëllohen!
Kuran : 2
113. (Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz.
114. Ata besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit, e urdhërojnë të mirën, e ndalojnë të keqen dhe nxitojnë për të bërë punë të mira. Këta janë ndër të drejtët.
Kuran : 3
82. Me siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë judejte dhe idhujtarët dhe miqtë më të afërt të tyre janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”. Kjo për shkak se ndër ta ka priftërinj e murgj dhe ata nuk janë kryelartë.
Kuran : 5
Ngushellimet e mia, miq orthodhokse!
Te Allahut jemi dhe te Allahu do kthehemi nje dite.