Dyshohet për djegien e tre automjeteve, arrestohet 41-vjeçari

Ka përfunduar në prangat e policisë së Vlorës një 41-vjeçar i shpallur në kërkim pasi në muajin korrik dyshohet se dogji tre automjete.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin E. L., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Vlorës, me vendimin e datës 23.07.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit J. Ç., 32 vjeç dhe K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë (të arrestuar në flagrancë), për djegien e 3 automjeteve në pronësi të 3 shtetasve, më datë 18.07.2023, në lagjen “Pavarësia 3”. 

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme,”-njofton policia./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne