E rëndë në Shkodër/ Një grua hidhet nga Ura e Bunës duke i dhënë fund jetës

Një person është hedhur nga ura e Bunës në Shkodër duke i dhënë fund jetës. Sipas burimeve policore mësohet se është një grua.

Trupi i pajetë është gjetur brenda një kohe të shkurtër dhe është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës.

Pas këqyrjes së trupit rezulton se nuk kishte shenja dhune. Policia dyshon se gruaja 63-vjeçare është vetëmbytur.

Policia në Shkodër ka dhënë informacion të detajuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqendrën e veriut, ku një 63-vjeçare dyshohet se është vetëmbytur.

“Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Shefike Osja, 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne