E rëndë! U tremb nga tërmeti, humb jetën 20-vjeçari në Lushnje

Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme. 20-vjeçari Daniel Rika nga Lushnja humbi jetën ndërsa ra nga shkallët pasi tentoi të largohej nga banesa në momentin kur po ndodhnin lëkundjet sizmike.

I riu ka rënë nga shkallët e katit të dytë të banesës, ndërsa mësohet se vuante nga ankthi.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne