Rajoni

Edhe Ivanov flet për Provokacija

Zoran Zaev ka provokuar nervat e presidentit Ivanov në një intervistë për  kanalin grek ERT, kur tha se presidenti do të mbështesë marrëveshjen për emrin e Maqedonisë, nëse referendumi do të jetë i suksesshëm dhe populli do t’i thotë po paktit me Greqinë.

Zyra e tij reagoi duke sqaruar se Ivanov nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me çështjen e emrit dhe se asnjë formë  presioni, shantazhi apo kërcënime nuk do ta bëjë  të nderroje  mendim.

Kryeministri Zaev, me pikëpamjet kontradiktore vazhdon të gënjejë dhe të manipulojë jo vetëm opinionin maqedonas dhe grek, por edhe atë ndërkombëtar. Presidenti i Maqedonisë nuk mund të pranojë një marrëveshje kundër identitetit kombëtar maqedonas dhe interesave të Republikës së Maqedonisë”-thuhet në deklaratën e presidencës.

Sipas tij anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE  nuk duhet të keqpërdoret për të miratuar një marrëveshje me pasoja të pallogaritshme për shtetin e Maqedonisë dhe popullin maqedonas. Ivanov e ka cilësuar si “poshtëruese” për vendin e tij marrëveshjen e Prespës që i jep vendit emrin Republika e Maqedonisë së Veriut. Zgjidhja e çështjes së emrit me Maqedonië u përshëndet gjerësisht nga faktori ndërkombëtar, ndërsa në samitin e korrikut Maqedonia pritet të marrë ftesën e anëtarësimit për në NATO.

OPINIONE