Edi Rama do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare të PS!

Takimi do të zhvillohet online dhe në fokus do të jenë çështje organizative të partisë. Mësohet se në selinë e PS do mblidhen edhe drejtuesit politikë të qarqeve.

“Me kërkesë të Kryetarit të PS, ju njoftoj se me datë 21.02.2024, ora 17.30 do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS. Mbledhja do te zhvillohet sipas sistemit On Line”, thuhet në njoftimin e ndarë nga sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

Takimi i fundit i anëtarëve të Asamblesë ishte më 11 shkurt ku u bë një analizë e strukturave socialiste në qarqe me në fokus përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2025. Asambleja e PS do të mblidhet edhe më 16 mars në një takim në qytetin e Durrësit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne