Partia Demokratike nxjerr pamjet: Banditët me uniformë dhunuan protestuesit

Protesta e 20 shkurtit nuk ka kaluar pa incidente nga policia e Edi Rames dhe Taulant Ballës. Mijëra qytetarë dolën të protestonin për të drejtat e tyre dhe rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës, por policia ka vendosur të arrestojë dhe dhunojë qytetarët e saj.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Flamur Noka që ka reaguar për dhunën që policia ka ushtruar ndaj protestuesve të opozitës. Noka e cilëson këtë akt një barbari dhe kapërcim të ligjit ndaj të pafajshmëve të cilët kanë shfryrë dhunë në emër të urdhëruesve të tyre, Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

“Banditët me uniformë duhet të dinë një gjë: Tmerrin e Ramës e Ballës ndaj protestës madhështore nuk duhej ta shfrynin me dhunë ndaj të pafajshmëve. Urdhëruesit do i braktisin siç po i braktis Rama bashkëpunëtorët e tij një e nga një. Do përballen me ligjin dhe demokratët! Asgjë nuk harrohet e sidomos kjo barbari ndaj dy të rinjve të pafajshëm, Z. Andrea Malia e Z. Kindi Toli. Çdo kapërcim ligji do të shpaguhet! Ne nuk e harrojmë këtë dhunë barbarare ndaj njerëzve tanë, që protestuan qytetarisht e paqësisht”-tha Noka./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne