Edi Rama eshte sikur Ben Aliu i Tunizise

nga Olsi Jazexhi

Një krahasim midis sundimit të Edi Ramës në Shqipëri dhe Zine El Abidine Ben Aliut në Tunizi na jep shume ngjashmeri. Qe te dy ishin sundimtare autokrate. Zagare te Perendimit, qe Perendimi i mbajti ne pushtet pse ju duheshin per te shtypur popullatat vendase.

Shqiperia me Tunizine ka shume ngjashmeri. Jane qe te dyja vende me shumice muslimane. Qe shtrihen ne detin Mesdhe dhe Adriatik. Kane qene pjese te Perandorise Osmane dhe me pas u kthyen ne koloni te Frances dhe Italise. Me popullata jo arabe. Ne Tunizi shumica e popullsise eshte berbere, ndersa ne Shqiperi, shqiptare.

Ashtu sikur Shqiperia qe ka turizmin sektorin kryesor te valutes, edhe Tunizia pati turizmin. Ashtu sikur ne Shqiperi qe turizmi po kontrollohet nga oligarket te cilet ndertojne hotele dhe resorte, edhe Tunizia kishte te njejten ekonomi.
Por Tunizia sikur Shqiperia kane probleme me:
– papunësine e lartë te të rinjve
– klase e pasur oligarkike qe kontrollon pasurite dhe nje popull shume i varfer.
– korrupsion dhe nepotizëm,
– përqendrim i pasurisë te klani i Ben Aliut – apo ne rastin e Shqiperise – klani i Edi Rames
– Lufte e qeverise ndaj bizneseve që nuk kiane lidhje me borgjezine ne pushte.
– Largim masiv i popullsise tuniziane drejt Perendimit

Ja dhe disa ngjashmeri te tjera:

1.
Sundimi me dore te hekurt dhe shkaterrimi i demokracise

Ben Aliu drejtoi një regjim autoritar të konsoliduar për 23 vjet (1987–2011). Erdhi ne pushtet me ndihmen e Frances pasi rrezoi nga pushteti Habib Bourguiben.

Edi Rama erdhi ne pushtet me ndihmen e Frances, SHBA-se dhe Sorosit. Fillimisht ju imponua Nanos si kryebashkiak i Tiranes dhe pas vitit 2005 pasi i mori pushtetin Nanos me ndihmen e MJAFT dhe Sorosit, erdhi ne pushtet ne 2013 ku sundon deri tani. Per 13 vjet.
Sikur Ben Aliu qe shkaterroi demokracine, dhe vendosi regjim autoritar edhe Rama ka shkaterruar demokracine dhe ka vendosur regjim autoritar.

Ne Tunizi pushtetin e kishte Partia e Ben Alise, RCD Rassemblement Constitutionnel Démocratique (Asambleja Kushtetuese Demokratike).
Ne Shqiperi pushtetin e ka Partia Socialiste.
Ne Tunizi manipuloheshin zgjjedhjet. Ne Shqiperi manipulon zgjedhjet.
Ne Tunizi media censurohej. Ne Shqiperi media eshte blere dhe censurohet.
Ne Tunizi gjyqësori ishte nën kontrollin e Ben Alise. Ne Shqiperi, Gjyqesori nen kontrollin e Edi Rames.
Ne Tunizi protestat ndaloheshin me forcë. Ne Shqiperi protestat kontrollohen me antiterrorin dhe agjenture dhe protestuesit rrihen, arrestohen, ndalohen.

2.
Korrupsioni

Korrupsioni, ne Tunizi i lidhur me familjen Trabelsi, klani i gruas se Ben Aliut. Ne Shqipëri korrupsioni eshte i lidhur me Edi Ramen, Linda Ramen, Belinda Ballukun dhe borgjezine perreth Partise Socialiste.

3.
Zgjedhjet
Ne Tunizi zgjedhjet, vidheshin. Ne Shqiperi, zgjedhjet vidhen.

4.
Zagare te Perendimit dhe zionizmit

Marrëdhëniet e Ben Aliut dhe Edi Ramës me SHBA-në dhe Evropën kanë disa ngjashmëri në orientimin pro-SHBA-se, Frances dhe Izraelit.
SHBA e konsideronte Ben Aliun: Aleat i rëndësishëm, sidomos në luftën kundër terrorizmit pas vitit 2001. SHBA e konsideron Ramen: Aleat i ngushtë, anëtar i NATO-s dhe partner në politikën e jashtme
Franca dhe BE e konsideronin Ben Aliun dhe Tunizine:
Partner i privilegjuar i Francës dhe BE-së për stabilitet dhe kontrollin e migracionit
Franca dhe BE e konsideron Edi Ramen: Partner ne prioritet strategjik dhe kandidat per anëtarësim në BE

5.
Pse Perendimi mbeshteste Ben Aliun dhe Edi Ramen?

Ne Tunizi, Ben Aliu shihej si faktor stabiliteti rajonal, luftonte kundër islamizmit dhe emigracionit nga Afrika per ne Evrope.
Ne Shqiperi, Edi Rama shihet si faktor bashkëpunimi në siguri, luften kunder emigracionit, Islamit dhe Iranit.
6.
Një ngjashmëri e rëndësishme: lufta kunder Islamit dhe nacionalizmit
Të dy liderët e kanë paraqitur veten si faktorë stabiliteti ne luften kunder Islamit.
Ben Aliu e tregonte regjimin e tij si pengesë ndaj islamizmit, nacionalizmit arab dhe sfides qe vende sikur Libia, Algjeria dhe Egjipti i sillnin hegjemonis zioniste.
Edi Rama e paraqet regjimin e tij si faktor stabiliteti në Ballkan, anti-kombetarist, partner i zellshem i NATO-s dhe BE-së, dhe shegert i bindur i Izraelit. Rama e ka shfaqur veten te zellshem ne armiqesine kunder Islamizmit, nacionalizmit klasik shqiptar, levizjeve clirimtare pro Palestines, dhe Iranit. Shqiperia strehon muxhahedinet iraniane, i ka dhene te gjithe sektoret strategjik Izraelit, duke perfshire ekonomine, mbrojtjen etj.

7.
Te dy sundimtaret urreheshin nga populli.

Ben Aliu u rrezua nga pushteti gjate pranveres arabe ne vitin 2011 – pasi administrata Obama i ndihmoi tunizianet qe te rrezojne diktatorin.
Edi Rama nuk po rrezohet nga pushteti me protestat e vitit 2026, pasi amerikanet nuk i ndihmojne shqiptaret.

8.
Protestat popullore

Protestat popullore ne Tunizi nisen pasi Tarek al-Tayeb Mohamed Bouazizi, një shitës frutash dhe perimesh u sulmua nga policia bashkiake e qytetit Sidi Bouzid, te cilet i rrembyen tezgen me perime qe ai shiste. Nga deshperimi dhe varferia, Bouazizi vuri veten ne flake.
Ndersa ne Shqiperi, regjimi Rama – Velija ka sulmuar biznese e lene popullin ne varferi – protesta popullore qe nisi ne 30 maj 2026, nisi pasi nje grup qytetaresh protestuan kunder rrembimit te plazhit te Zvernecit nga kompania e Jared Kushnerit, dhe pasi policia private e Kushnerit sulmoi qytetaret.

Por si ne rastin e Tunizise ashtu edhe te Shqiperi, kemi te bejme me dy raste shume te ngjashme, popujsh me shumice muslimane qe sundohen nga autokrate qe Perendimi mban ne pushtet. Populli ne te dy rastet proteston kunder varferise, shtypjes, dhunes dhe heqjes se shpreses per te ardhmen.

Te dy popujt shohin sesi borgjezia vendase, vjedh pronat publike ne bashkepunim me borgjezine perendimore. Dhe te dy popujt, si shqiptaret ashtu edhe tunizianet arratisen nga vendet e tyre dhe perfundojne si refugjate rrugeve te Evropes.

Por tunizianet e cliruan veten e tyre gjate Pranveres Arabe. Shqiptaret, akoma!

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne