Edi Rama turfullon i terbuar pas injorimit qe i beri Athina dhe izolimin nga Prishtina dhe Stambolli

Ne 21 gusht 2023  liderët e Ballkanit u mblodhën në Athinë në një darkë informale me ftesë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakisku ata dolen me një deklaratë të përbashkët me 8 pika, përmes së cilës theksonin rëndësinë e Ballkanit Perëndimor qe të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ne kete darke ku te ftuar ishin te gjithe udheheqesit e Ballkanit sikur Presidenti Aleksandar Vuçiq, Presidentja Maia Sandu, Presidenti Volodymyr Zelenskyy, Presidenti Jakov Milatović, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri Ion-Marcel Ciolacu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Kristo, Kryeministri Dimitar Kovachevski, Ministri Nikolai Denkov dhe kryeministri Andrej Plenkoviç dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, mungonte Edi Rama.

Qeveria greke kishte vendosur te mos ftonte Edi Ramen, pas sulmit politik qe ai i ka bere komunitetit ortodoks grek ne Jug te Shqiperise duke burgosur pa fakte Fredi Belerin. Refuzimi i Athines ndaj Rames vjen pas refuzimit te Kosoves qe te ftoje Edi Ramen ne Prishtine, pas nderhyrjes se tij ne negociatat Serbi – Kosove. Ne keto momente kur Edi Rama eshte non-grata ne Athine, Prishtine por edhe Beograd, Edi Rama ka bere nje status ne twitter ku mundohet te pertype izolimin e turpshem ne te cilin ai ka futur Shqiperine. Me poshte eshte deklarata turfulluese e Edi Rames kunder udheheqesise ballkanike. Duhet te kujtojme ketu qe Edi Rama i ka marredheniet e ftohura edhe me Turqine, pas tradhetise qe ai i ka bere Erdoganit ne lidhje me gylenistet:

 

REAGIMI I PLOTE I SOROSISTIT EDI RAMA 
Këtu është përgjigja ime për të gjithë ata, në Greqi, Shqipëri apo gjetkë, që komentuan në mënyra të ndryshme ose u hutuan nga mungesa ime në Athinë, por edhe për gazetarët që kërkuan mendimin tim dhe nuk morën përgjigje para ngjarjes.

Arsyeja është e thjeshtë: nuk doja të shqetësoja mikpritësin dhe të ftuarit e tij, duke e shtuar zhurmën para se miqtë e mi të mirë të mbledhur në Athinë të përfundonin punën e tyre.

Jam i lumtur që Kyriakos mori iniciativën për të ndarë bukën me liderët shumë të rëndësishëm dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane të Ballkanit në sfondin e agresionit rus.

Rajoni ka nevojë që Greqia të përfshihet më shumë në rrugën tonë të përbashkët. Unë i kam thënë gjithmonë apo miqve të tjerë grekë, duke e thënë publikisht në disa raste, se sinqerisht besoj se vendi i tyre ka një rol të natyrshëm për të luajtur në Ballkan duke pasur parasysh profilin dhe përvojën e tij në BE.

Shpresoj shumë që takimi të ishte produktiv dhe sigurisht, më mirë të mos e kisha parë darkën e përdorur për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit shumë më ambicioz të nismës dhe shpresoj që ky fakt të mos konfuzojë të ftuarit e nderuar.

Për sa më përket mua, të flasësh, të komunikosh, të debatosh me miqtë, aleatët, partnerët dhe fqinjët në radhë të parë është thelbi i politikës ndërkombëtare dhe të përpiqesh, gjithmonë të përpiqesh, të vendosësh veten në vendin e tjetrit është një domosdoshmëri. Aq më tepër kur gjërat duket se shkojnë keq.

Tetorin e ardhshëm Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit të këtij viti në Tiranë.

Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë është ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjesha nën zë, duke ftuar në vend të tij Presidentin grek, për të cilin kam edhe respektin më të madh

Unë e kuptoj presionin e palëve të treta, të etur për të shfrytëzuar çdo rast për të bërë një mal nga një pirg dheu. Por ne të gjithë kemi sfida shumë më të mëdha përpara, ka male të vërteta për t’u ngjitur. Ajo që duhet të na bashkojë në kohë të tilla të trazuara për hir të popullit tonë, vendeve tona, rajonit tonë, Evropës tonë është më e madhe se ajo që na ndan. Eshtë shumë me rrezik që ne të jemi peng i politikës së brendshme fisnore.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne