Ekspertët e Soros hartuan planin që propozoi Rama për Kosovën”/ Neritan Sejamini zbulon nga doli “zgjidhja” e Ramës për asosacionin

Analisti Neritan Sejamini tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, se drafti i asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama,  është hartuar nga ekspertët e Sorosit. Sipas tij, ky dokument me të cilin janë njohur përveç PE-së edhe presidenti francez dhe kancelari gjerman, e bën protagonist Ramën, duke i rregulluar imazhin e dëmtuar pas skandalit Mcgonigal dhe problemeve me emigrantët dhe krimin.

Analisti shtoi se qeveria e Kosovës nuk është njohur me propozimin e Ramës, i cili çuditërisht po mbahet si sekret ndaj tyre.

Neritan Sejamini: Do të doja që i gjithë faktori shqiptar të ishte në mbështetje të Kosovës, pa kushte. Fatkeqësisht, edhe faktori politik në Kosovë dhe në Shqipëri po e shfrytëzojnë këtë për interesat e tyre politike. Opozitarët në Kosovë thonë se duhet të ikë Kurti se është kryeministër i pëpërgjegjshëm. Ajo që ka bërë Rama, se nuk dihet se kush është autor, por thuhet se janë ekspertët e Sorosit që kanë bërë këtë plan dhe është i hershëm.

Ylli Rakipi: Një gazetar i njohur, Baton Haxhiu, thotë se ky është një plan i para disa muajve. Z. Haxhiu thotë se ky projekt është që në nëntor dhe kanë punuar ekspertë.

Neritan Sejamini: Është një plan që ka muaj të tërë, më të cilin është njohur edhe Komisioni Evropian, unë di se ata kanë njëfarë pëlqimi për këtë plan. Tani u ka vajtur zyrtarisht edhe Macronit dhe Scholzit.

Ylli Rakipi: Po këtë plan e ka marrë përsipër Rama?

Neritan Sejamini: Rama po mundohet të krijojë një protagonizëm në Ballkan dhe nga pikëpamja e interesit personal për të është pozitiv, në kushtet kur ai pati disa goditje pas skandalit McGonigal, problemeve me krimin dhe me emigrantët. Ai po përpiqet ta rregullojë imazhin e vet ndërkombëtar, duke u bërë i domosdoshëm për të huajt, duke marrë protagonizëm. Ai dokument është bërë nga ekspertë të caktuar nga Sorosi apo jo, është diskutuar nga diplomatë dhe politikanë të huaj dhe nuk e di as qeveria e Kosovës. Dhe ky lloj konspiracioni kur mund ta kenë të gjithë dhe z. Rama nuk ia tregon askujt në qeverinë e Kosovës, më duket i pakushtueshëm dhe i paarsyeshëm.

Burimi: TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress