Artur Zheji tregon pse perëndimi po “përkëdhel” Serbinë në konfliktin me Kosovën

Analisti Artur Zheji ka folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me faktin që perëndimi duket se po “përkëdhel” Serbinë në konfliktin që ka lindur në veri të Kosovës.

Sipas Zhejit, kjo ka të bëjë me faktin që Serbia ka furnizuar me armë Ukrainën, duke bërë lojë të dyfishtë me Rusinë dhe se në raport me kundërshtarët e tij politikë, që janë radikalë, Vuçiç shihet si një partner më i mirë i perëndimit, ose si një e keqe më e vogël.

“Forcat speciale Kobra, janë forca speciale të ushtrisë serbe. Ato kanë tre tituj komande, Presidentin, Shefin e Shtabit të Ushtrisë dhe Ministrin e Mbrojtjes. Pa një nga këta, nuk lëvizin. Për të kapur këta tre policë fakirë, që nuk ishin të forcave speciale, është dashur të prodhohet një episod konflikti, incidenti, i studiuar në tavoline. Dronët kanë monitoruar zonën paraprakisht.

Mos duket se po përkëdhelet Vuçiç?

Në leaks (rrjedhjet e dokumentave) që dolën para disa javësh nga DASH, u bë një zbulim se Serbia vijonte të furnizonte me municion Ukrainën. Në një intervistë, që u reklamua më bujë nga Financial Times para dy javësh, Vuçiç tha se po është e vërtetë që Serbia ka furnizuar Ukrainën.

Çfarë ka ndodhur? Ushtria ukrainase në pjesën e vet më të madhe, që di të përdorë artileri, tanke, ka nevojë për municion që nuk e prodhon dot perëndimi. Serbia ka bërë lojë të dyfishtë. Nuk i ka vënë sanksione Rusisë, por ka furnizuar me armë Ukrainën. Pra, duhet mbrojtur një tradhtar i dobishëm si Vuçiç.

E dyta, opozitarët e tij, që duan ta hanë të gjallë dhe janë radikalë, perëndimi thotë se Vuçiç është e keqja më e vogël. Pra ka gjithë të mirat për perëndimin.

Kurti nuk e di ose nuk do ta dijë. Është lojë e madhe që kapërcen dimensionet e tre kryebashkiakëve”, deklaroi Zheji.

BURIMI: TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne