Eksperti bën deklaratën e fortë: Check-up një mashtrim. S’ka asnjë të dhënë për duhanin dhe alkoolin

Kontrolli mjekësor bazë apo siç njihet ndryshe Check up, nuk ka gjeneruar asnjë të dhënë sa i takon situatës me duhanin dhe alkoolin në  Shqipëri. Hartuesi i moduleve për këto dy problematika të mëdha të shëndetit publik, Roland Shuperka seklaron se gjithçka është një mashtrim.

“Fillimisht u përgatitëm që do kishim shifra e të dhëna, aktualisht nuk ka asnjë të dhënë për duhan dhe alkool nga check up për vetë faktin se nuk janë zbatuar ato çfarë ne kemi përcaktuar dhe çfarë kemi vendosur dhe janë shkruar, pra nuk i jepet një dokument personit qe pyetet dhe fakti është që nuk po i pyesin më i pyetën një herë vitin parë dhe nuk po i pyesin më. Tjetra është po t’i referohesh çdo mjeku të familjes në Shqipëri askush nga mjeku i familjes nuk ka të dhëna dhe të shkruar në kartelë sipas modulit kush është duhanpirës dhe kush nuk është duhanpirës në patronazhimin që kanë ata qytetarët e vet. Është një gënjeshtër dhe një mashtrim I madhe dhe paguhen para për një punë që nuk kryhet”, tha Roland Shuperka, ekspert për çështjet e duhanit dhe alkoolit.

Për pasojë, sot Shqipëria nuk ka dhëna të sakta mbi nivelin e konsumit të duhanit dhe alkoolit. Shuperka ngre shqetësimin se veç identifikimit, përfshirja e moduleve të duhanit dhe alkoolit kishte si synim, që mjekët të orientonin pacientët e tyre drejt reduktimit të dëmit. Për ekspertin gjithçka është bërë vetëm për të rritur përfitimet e koncensionarit, dhe jo në funksion të shëndeti të popullatës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne