Eksperti i OKB-së: Plani i Trump për Gazën ruan status quo-në e dështuar

Raportuesi special i OKB-së për kundër-terrorizmin dhe të drejtat e njeriut, Ben Saul, ka paralajmëruar se plani amerikan për Gazën, megjithëse synon ndalimin e dhunës, “nuk i plotëson standardet minimale të së drejtës ndërkombëtare”.

Sipas tij, plani nuk trajton shkaqet thelbësore të konfliktit, pasi nuk garanton vetëvendosjen, shtetësinë e pavarur dhe qeverisjen palestineze. Ai theksoi se plani “zëvendëson një okupim me një tjetër” dhe e trajton Gazën të shkëputur nga territoret e tjera palestineze, duke injoruar çështjet e vendbanimeve të paligjshme dhe kufijve.

Saul shtoi se dokumenti anashkalon rolin e OKB-së dhe të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndërsa nuk përmend drejtësinë apo përgjegjësinë për krimet e kryera nga të dyja palët. “Pa drejtësi ndërkombëtare nuk mund të ketë paqe të vërtetë,” tha ai. /mesazhi/kohaislamr

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne