Eksperti rus i drejtohet YPG-së: Kur të ktheheni dhe të shikoni në momentin e fundit pas jush nuk do të mund t’i shihni amerikanët

Kryetari i Komunitetit për Miqësi dhe Bashkëpunim me Shtetet Arabe, Vyaçeslav Matuzov, i cili foli në takimin e zhvilluar nga agjencia e lajmeve ndërkombëtare Russia Today, tha: “Po i pyes kurdët: A jeni ju sirian, apo nuk jeni?”

Matuzov i cili foli në takimin e ‘tryezës së rrumbullakët’ të agjencisë së lajmeve ndërkombëtare Russia Today, përmendi praninë e ushtarëve amerikan në rajon dhe qëndrimit të YPG-së për SHBA-në.

‘ME ÇFARË ARSYETIMI PO FORMON SHBA-JA BAZË, ME KË DO TË LUFTOJ?’

Matuzov i cili së pari u shpreh lidhur me pranin e ushtarëve amerikan në rajon, lidhur me këtë çështje ai verësoi kështu:

“Për çfarë arsye amerikanët po formojnë baza ushtarake në lindje të Eufratit? Me sa di unë, ata kanë filluar të ndërtojnë dy baza shtesë. Përveç kësaj, është edhe baza El Tanf në kufi të Jordanisë. Ky problem ka filluar t’a fitoj cilësin e një problemi juridik ndërkombëtar dhe Në këtë pikë, amerikanët nuk e kanë as shansin më të vogël për të qëndruar në Siri dhe për të vazhduar luftën e tyre në baza ligjore. Kundër kujt po luftojnë? Presidenti rus, Vladimir Putin ka përsëritur në mënyrë të qartë dje se se strukturat terroriste kryesisht kanë përfunduar dhe nga këtu rrjedh kjo pyetje: Me kë po planifikojnë të luftojnë 2.000 ushtarë amerikan, numrin e të cilëve dëshirojnë ta rrisin? Kundër kujt po e organizoni opozitën e armatosur? Kë po e trajnoni në bazën El Tanf?”

‘PO BËNI NJË GABIM TË MADH NËSE PO JU BESONI AMERIKANËVE’

“E kam një pyetje të rëndësishme edhe për kurdët sirian. Shokë kurd, a jeni ju sirian, apo nuk jeni? Ju ose pranoni sovranitetin e shtetit sirian dhe sundimin e tij mbi tërë territorin e vendit, ose do të vazhdoni drejt krijimit të shtetit të pavarur kurd, Rojava, në tokën siriane, e cila nuk ka fare shpresë. Amerikanët këtë e bënë çështje spekulimi. Ish ambasadori i SHBA-së në Damask, i cili ishte njëri nga organizatorët e opozitës siriane, Robert Ford shprehu idenë e duhur në këtë drejtim. Duke i’u drejtuar opozitës siriane, Rober Ford pati thënë: ‘Miqë, ju keni humbur dhe ka fituar presidenti sirian, Bashar al Assad, ndërrojeni taktikën tuaj, qeveria siriane është qeveria e duhur’. Dhe pastaj, duke i’u drejtuar kurdëve, ai tha: ‘Të nderuar kurdë, ju duhet të krijoni marrëdhënie me qeverinë siriane dhe jo me amerikanët’. Nëse besoni në mbështetjen e amerikanëve për realizimin e aspiratave tuaja kombëtare dhe për të krijuar shtetin tuaj, ju jeni duke bërë një gabim shumë të madh. Kur të ktheheni dhe të shikoni në momentin e fundit pas jush nuk do të mund t’i shihni amerikanët.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne